Perin te gjiganti italian

108:"Sassuolo vs Genoa Campionato di Calcio Serie A TIM 2015/2016 - Stadio Mapei Stadium Nella foto: mattia perin
Mattia Perin llogaritet si e ardhmja e portës së Italisë së bashku me portierin e Milanit, Donnarumma.
Portieri i Genoas mund të ndërroi skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.
Është gjiganti Italian, Napoli që po kërkon me ngulm transferimin e tij.
Perin shihet si zëvendësuesi adekuat i spanjollit Pepe Reina i cili do të largohet në fund të stinorit.
Për transferimin e reprezentuesit Italian, Napoli është e gatshme të ofrojë 20 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse Genoa do ta pranojë këtë ofertë apo do të kërkojë më shumë për shitjen e Perinit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
22/12/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































