LAJMI I FUNDIT:

Përgjysmohet niveli i ujit të Lumit Drin i Zi

Përgjysmohet niveli i ujit të Lumit Drin i Zi

Për gjashtë herë më pak nga mesatarja e muajit gusht ka shënuar niveli i lumit Treska tek Makedonski Brod, ndërsa lumenjtë Vardar në Veles , Drini i Zi tek Llozhani, Strumica tek Novo Sello, Pçinja tek Pelenice dhe Lepenci tek Shkup kanë shënuar rënie të nivelit të ujit për dy herë më shumë.

Sipas matjes së tanishme hidrologjike, nivel më të lartë të ujit ka shënuar lumi Vardar në Shkup, Jegunoc dhe Demir Kapi, Bregallnica në Shtip dhe Lumi i Zi në Novac.


Niveli i ujit të Liqeneve të Ohrit, Prespë dhe Dojranit janë në mesataren e muajit gusht./Telegrafi/