Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i është kundërpërgjigjur kryeministres serbe Ana Brnabiq, pasi kjo e fundit ofendoi eurodeputeten duke i thënë “duhet të turpërohet”, pasi Cramon tha se bojkotimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës është në kundërshtim me standardet demokratike.
Cramon, duke komentuar postimet në Twitter që ia ka adresuar asaj kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi se nëse kryeministrja flet në mënyrë të pacivilizuar, nuk të krijohet përshtypja se ajo është dikush që ka interes bashkëpunimi me përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe se kjo mund të jetë shenjë se Serbia nuk është e interesuar për perspektivën evropiane.
Brnabiq i tha Cramon se “duhet të turpërohet”, pasi kjo e fundit deklaroi se bojkotimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës është në kundërshtim me standardet demokratike.
“Komunikimi i Anna Brnabiqit në Twitter flet vetë, nuk kam nevojë ta komentoj”, deklaroi Von Cramon.
“Nëse kryeministrja flet me një retorikë të tillë, me sulme të tilla, sillet në mënyrë të pacivilizuar ndaj deputetëve të Parlamentit Evropian – kjo flet shumë, por nuk të krijohet përshtypja se është dikush interesi i të cilit është bashkëpunimi me neve në PE. Nuk mund ta kuptoj se çfarë lloj strategjie madhështore fshihet pas saj – a ka vullnet në Serbi për të vazhduar integrimin, për të parë perspektivën evropiane, apo është qëllimi për t’u përplasur dhe për të qenë arrogantë”, tha Von Cramon, transmeton Telegrafi.
Cramon tha sot se si Serbisë ashtu edhe Kosovës po i kërkohet “të bëjnë ndryshime në planin e brendshëm, para se të shohim hapat e ardhshëm drejt integrimit në BE”, dhe se zgjedhjet u mbajtën të fundit fundjavë në katër komunat në veri të Kosovës janë “një hap prapa”.
Siç tha ajo, raporti i Parlamentit Evropian për Serbinë dhe Kosovën dërgon një mesazh të fortë për rajonin.
“Për fillim [Raporti] flet për angazhimin e Parlamentit Evropian për zgjerim, por përmes monitorimit të procesit, që për të dyja vendet do të thotë se ne po kërkojmë ndryshime në planin e brendshëm, përpara se të shohim hapat e ardhshëm drejt integrimit në BE. Pritjet e mia ishin më të mëdha, shpresoja shumë që si rezultat i marrëveshjes këtu në Bruksel, e më pas në Ohër, do të kishte një moment kyç në aspektin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit”, u shpreh Von Cramon.
Siç transmeton “Danas“, Cramon vlerësoi se zgjedhjet e fundjavës së kaluar ishin një hap prapa dhe larg marrëveshjes.
“Më vjen keq për këtë, shpresoja që Lista Serbe do të merrte pjesë dhe se do të ishte një shtysë pozitive për dialogun e mëtejmë. Mendoj se është një mundësi e humbur, një shans i humbur. Kemi parë gjithashtu se ka pasur frikësim nga Beogradi, por edhe nga veriu i Kosovës”, ka theksuar Von Cramon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-380x233.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/auto_shkolla-pavaresia1725263833-e1739910840769-380x233.jpg)
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1-380x233.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame
![Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/auto_shkolla-pavaresia1725263833-e1739910840769-780x439.jpg)
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike
![Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/visar-ymeri-780x439.jpg)
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA