LAJMI I FUNDIT:

Përgjegjës është Hashim Thaçi!

Dita e martë, thonë plakat tona, mund ta ketë ters një dakik dhe të përmbysë gjithçka. Dhe pikërisht “ditën e tersit” u zgjodhën Presidenti i ri dhe Qeveria e re e Republikës së Kosovës. Mirëpo ne të rinjtë nuk parapëlqejmë t’ua varim veshin shumë thënieve të plakave, por një gjë është e sigurt, as presidenti Behgjet Pacolli as kryeministri Hashim Thaçi nuk kanë bazament të fortë në pozitat që tashmë mbajnë. Pacolli për shkak se vjen nga një koalicion partish që së bashku fituan vetëm 7.29 për qind të votave të përgjithshme, ndërsa Thaçi për shkak të parregullsive të shënuara në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit 2011, përkundër faktit se pritej fitorja e Partisë Demokratike. Tani për disa ndonjëherë e vërteta është e hidhur. Është pikërisht pritja e fitores së Partisë Demokratike ajo që subjektet tjera politike, edhe pse u ankuan me të drejtë për parregullsi në disa vendvotime, pranuan rezultatin e zgjedhjeve. Ndryshe pse duhej pranuar “zgjedhjet e vjedhura”? Për Kosovën? Jo! Do të ishte gabim. Nuk ndërtohet Kosova me vota të vjedhura. Pastaj, shumica e këtyre partive që kemi do ta mbanin Kosovën përherë në zgjedhje sikur të jenë të sigurta se do të fitojnë. Prapë jo për Kosovën. Për karrige. Por është vetë rezultati i AKR-së dhe njolla e PDK-së në zgjedhjet e fundit ajo që do t’i mbajë të lëkundur Pacollin e Thaçin derisa nuk do të dëshmohen.

Behgjet Pacolli është një biznesmen i suksesshëm, aq më tepër që pasurinë e tij e ka fituar jashtë Kosovës. Përndryshe, prejardhja e pasurisë së tij do të ishte e dyshimtë, ashtu sikurse është e dyshimtë pasuria e shumë politikanëve-biznesmenë të pasluftës në Kosovë. Selia e biznesit të Pacollit ndodhet në Zvicër, një vend ku e dimë se respektohet ligji. Nëse edhe atje Pacolli ka mundur t’i korruptojë institucionet zvicerane, atëherë vështirë se Kosova do të bëhet ndonjëherë shtet ligjor. Prandaj jam i prirë të besoj se Pacolli është një biznesmen i suksesshëm. Por si politikan kjo mbetet për tu parë. Si lider i Aleancës Kosova e Re, Pacolli nuk mund të quhet i suksesshëm. Partia e tij (deri ditën që u zgjodh president i Republikës) pësoi rënie të madhe në zgjedhjet e fundit parlamentare krahasuar me ato të vitit 2007. Tani roli i tij ndryshon. Presidenca nuk është parti, ku mund të futesh pa meritë vëllezërit, miqtë dhe fqinjët, të cilët mbase janë përgjegjësit kryesorë për rezultatin e shënuar në zgjedhjet e fundit. Tani si President i Republikës, Pacolli duhet të ketë kujdes në përzgjedhjen e stafit të Presidencës, sepse ka përgjegjësi ndaj Kosovës, dhe jo vetëm ndaj elektoratit të Koalicionit për Kosovën e Re. E ka kërkuar këtë post, e fitoi si e fitoi, tani uroj të dëshmojë se do t’i përfaqësojë me përgjegjësi maksimale interesat dhe unitetin e popullit të Kosovës. I duhet!


Hashim Thaçi me siguri e ka të qartë se me njollën e zgjedhjeve të 12 dhjetorit 2010, pavarësisht se pritej fitoja e tij, dhe me gjendjen aktuale politike, ekonomike dhe sociale të Kosovës, e ka shumë të vështirë t’i shkojë deri në fund mandatit të ri katër vjeçar. Kryeministri Thaçi në këtë mandat i ka borxh Kosovës qeverisjen e mirë dhe reformën zgjedhore, me qëllim që në zgjedhjet e ardhshme të mos përsëriten parregullsitë që pamë në zgjedhjet e fundit dhe as pazaret që dolën pas përfundimit të këtij procesi, fatkeqësisht të bazuara në ligjin e keq zgjedhor. Për kryeministrin do të përsëris vetëm fjalët e sinqerta që vijnë nga aleati kryesor i shtetit të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndihmës/sekretari i Shtetit, Thomas Countryman, gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, ia bëri të ditur Thaçit prioritet që duhet realizuar në mënyrë që Kosova të mos dështojë. Ai e nxori në plan të dytë procesin e njohjeve dhe bisedimet me Serbinë. “Suksesin e Kosovës e përcakton vendosmëria e qeverisë së re të Kosovës për t’i trajtuar çështjet e rendit dhe ligjit (luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar), të promovoj funksionimin demokratik dhe transparent të qeverisjes dhe të krijoj mundësi më të mira ekonomike për gjithë qytetarët e vet. Kjo pra determinon suksesin e Kosovës”, tha ditë më parë diplomati amerikan Countryman në Prishtinë. Kjo duhet të jetë kushtetuta e Thaçit kryeministër nëse dëshiron që ta përmbyllë me sukses mandatin e ri të tij.

Por pavarësisht se të martën Pacolli u zgjodh President, ndërsa Thaçi u rizgjodh Kryeministër, fitues moral, por edhe politik, derisa gjykata nuk e thotë fjalën e vet, është ish-ministri i Transporti, deputeti i Partisë Demokratike, Fatmir Limaj. Së pari me tërheqjen e tij për të mos qenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar, Limaj i dha mundësi kryeministrit Thaçi të mos qeverisë me ndjenjën se brenda kabinetit të tij ka një ministër “të korruptuar”. Limaj u tregoi organeve kompetente për sundimin e ligjit se është i gatshëm të ballafaqohet me to, me qëllim që të vërtetën për akuzat ndaj tij ta marrin vesh të gjithë. Me veprimin e tij ai sikur kërkoi nga organet e sundimit të ligjit, prokuroria dhe gjykata, të mos i mbajnë akuzat në sirtarët e tyre, por t’i shqyrtojnë ato ndaj tij dhe ndaj të gjithë ministrave dhe ish-ministrave të pasluftës që janë nën hetime. Ndërsa me votën e tij kundër Pacollit për president, Limaj tregoi se brenda Partisë Demokratike mund të ketë edhe qëndrim ndryshe nga lideri partiak, pa pasur nevojë të vije deri tek ndarja. Ai tha se për dështimin eventual të institucioneve të reja, përgjegjës do të jetë kryeministri Thaçi. Prandaj Thaçi duhet të shkëlqejë si kryeministër, që të mund të mbajë pozitën që ka edhe katër vitet e ardhshme. Aq më tepër kur opozita kësaj radhe për fat të mirë është ndryshe nga e kaluara, është e fortë. Për fat, sepse, nuk mund të kontrollohet puna e qeverisë nga një shoqëri civile që kritikon Baroneshën Catherine Ashton për izolim të Kosovës, e nuk ngreh gishtin së pari kah institucionet e Kosovës që askund nuk janë me përmbushjen e kritereve të nevojshme për heqjen e vizave, duke filluar nga heqja e bërllokut prej rrugëve. Apo nuk është kriter ky?! Prandaj më bëhet qejfi që kësaj radhe kryeministri Thaçi do të përballet me një opozitë të fortë, shpresoj edhe konstruktive, sepse kështu e di që Kosova do të qeveriset më mirë se sa deri dje.

Në trend

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori