LAJMI I FUNDIT:

Përgjatë lumit “Vardar” në Gostivar vendosen litare çeliku për shpëtim

Përgjatë lumit “Vardar” në Gostivar vendosen litare çeliku për shpëtim

Përgjatë lumit “Vardar” në Gostivar janë vendosur litare prej çeliku për shpëtim. Kjo vepër fisnike vjen nga Isni Mahmudi nga fshati Tërnovë i cili jeton dhe vepron në SHBA. Vendosja e telave ka ardhur pas ngjarjeve të fundit tragjike që rezultuan me dy persona të mbytur në Vardar.

Mahmudi thotë se nisma e tij vjen si një reflektim momenti kundrejt ngjarjeve të fundjavës. Ai mirëpret edhe çdo iniciativë tjetër që mund të ndërmerret në këtë drejtim. Sqaron se paraprakisht për të vendosur këto tela ka marrë lejen e autoriteteve lokale të Gostivarit.


Kjo vepër humane e Mahmudit është mirëpritur nga banorët e Gostivarit. Ata thonë se nëse këto tela do të ishin vendosur vetëm një javë më parë, Gostivari sot do të numëronte dy viktima më pak.

Gjithsej janë vendosur gjashtë tela të këtillë duke filluar nga ura e madhe mbi lumin “Vardar” afër Gjykatës Themelore të Gostivarit e deri në fshatin Balindoll. Telat janë të përforcuar në të dyja brigjet e Lumit.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori