LAJMI I FUNDIT:

Përgatituni për klasën e parë në kohën e pandemisë – këshilla praktike të mësueses

Përgatituni për klasën e parë në kohën e pandemisë – këshilla praktike të mësueses

Edhe pse kjo pyetje haset çdo vit në fund të verës, sivjet, për shkak të pandemisë së coronavirusit, është edhe më e vështirë të japësh një përgjigje konkrete

“Përveç përqendrimit në aktivitete të tilla si leximi në familje çdo ditë dhe ushtrimi i numërimit deri në 10, mbajtja e një stilolapsi dhe njohja e shkronjave, unë gjithmonë përqendrohem më shumë në më pak aftësi akademike që janë njësoj, nëse jo më shumë, jetike për suksesin shkollor të nxënësve”, shpjegon mësuesja Leila Lawrence për Mom.com, transmeton Telegrafi.

Kjo përfshin gjëra të tilla si:

1. Sigurohuni që fëmija juaj e di emrin dhe mbiemrin tij të plotë, e njeh emrin e tij të shkruar në një etiketë të caktuar.

2. Ushtroni veshjen dhe heqjen e xhaketës.

3. Nxitni të flasin qartë në mënyrë që të gjithë t’i dëgjojnë dhe kuptojnë ata.

4. Inkurajoni të kalojnë pak kohë vetëm, larg prindërve ose vëllezërve e motrave.

5. Mësojini ata të pastrojnë tavolinën pas ngrënies.

Këto janë disa gjëra që do t’u vijnë në ndihmë të vegjëlve që përgatiten për një ndryshim të madh të jetës në rrethana të pazakonta”, vuri në dukje Lawrence.

1. Mësojini fëmijët të respektojnë hapësirën personale

Kjo është e vështirë për nxënësit e shkollave fillore, veçanërisht pasi ka shumë të ngjarë që kontaktet fizike të jenë pjesë normale e jetës së tyre të përditshme. Mësojuni atyre përshëndetjet pa kontakt, si p.sh. përshëndetja me dorë si një alternativë e përqafimeve.

2. Mësojini ata të lajnë duart siç duhet

Shpëlarja e shpejtë nuk është e mirë. Mësojini ata të këndojnë këngë që janë të gjata rreth 20 sekonda, dhe insistoni të përdorin ujë të ngrohtë dhe sapun, pastaj përqendrohuni në një larje të plotë.

3. Shpjegojuni kur duhet t’i lajnë duart

Fëmijët duhet të mësohen t’i lajnë duart pasi të prekin gjëra si qafa, t’i lajnë gjithmonë para se të hanë, dhe jo vetëm pasi të shkojnë në tualet ose të prekin sipërfaqet dukshëm të pista.

4. Insistoni të mos e prekin hundën

Në vend të kësaj, mësojeni fëmijën tuaj të përdorë një pecetë që do ta hedhë pas përdorimit.

5. Praktikoni të mbajë maskën

Bëni një “hulumtim” të vogël për të gjetur një maskë që do të jetë e rehatshme për fëmijën tuaj dhe nuk do të bjerë nga fytyra e tij, dhe më pas praktikoni mbajtjen e maskës në shtëpi.

6. Fëmijët kërkojnë sqarime

Në vend që thjesht t’i urdhëroni ata se si duhet të sillen, shpjegoni pse ata tani duhet të ndjekin udhëzimet e reja në veçanti. Filloni duke shpjeguar se ne të gjithë kemi mikrobe, pastaj shpjegojuni atyre se si të kujdeseni për shëndetin tuaj.

/Telegrafi/