LAJMI I FUNDIT:

Përfundon tmerri në Dallas: Dy të vdekur dhe asnjë i lënduar (Foto/Video)

Përfundon tmerri në Dallas: Dy të vdekur dhe asnjë i lënduar (Foto/Video)

Qyteti i Dallasit është zgjuar me të shtëna armësh, ku kanë vdekur dy persona.

Mediat amerikane kanë raportuar se një punonjës i komunës ka qëlluar me armë zjarri shefin e tij duke e vrarë në vendngjarje.


Më pas autori i krimit, i cili ende nuk është identifikuar, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet se të gjithë punëtorët e komunës janë evakuuar duke mos pësuar asnjë lëndim.

Momenti kur trupat speciale amerikane konfirmojnë vdekjen e autorit të krimit në Dallas (Video)
Lexo po ashtu Momenti kur trupat speciale amerikane konfirmojnë vdekjen e autorit të krimit në Dallas (Video)

Ndryshe, në vendin e krimit kanë dal edhe forcat speciale amerikane SWAAT dhe shumë autoambulanca. /Telegrafi/