Lidhja Demokratike e Kosovës në mbledhjen e sotme ka diskutuar për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjet e brendshme partiake. Zyrtarë të kësaj partie thanë se ende nuk kanë pranuar ftesë nga presidenti Hashim Thaçi për konsultime për datën e zgjedhjeve të parakohshme.
Në një konferencë për media, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri tha se nga java e ardhshme do të nisin konsultimet intensive për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Procesi për shpërbërjen e Kuvendit të Republikës pas dorëheqjes së kryeministrit dhe rënies së Qeverisë, e cila merr autorizimin që shefi dhe grupi jonë parlamentar nga java e ardhshme të fillojë konsultimet intensive me kryesinë e Kuvendit dhe nënkryetarin e LDK-së në Kuvendin e Republikës, që procesi të shkojë drejt zbatimit të kësaj detyre. Besojmë shumë që në organizim dhe menaxhim dhe duke vendosur së bashku kërkesën për aprovimin e disa ligjeve që lidhen me ratifikime ndërkombëtare, sidomos me Komisionin Evropian dhe të tjera, ne do të arrijmë të shkojmë drejt shpërbërjes së Kuvendit të Republikës” , u shpreh ai.
Haziri tha se më 3 gusht, kur do të mbahet Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor i LDK-së, do të bëhen të ditur emrat e kandidatëve për të parin e kësaj partie.
“Jemi duke u përgatitur për Kuvendin zgjedhor me 3 gusht. LDK ka bërë përgatitje finale. Do të vazhdojmë nesër dhe të enjten tutje që të punojmë në detaje dhe jemi të gatshëm që më 3 gusht të përmbyllet procesi i zgjedhjeve brenda LDK-së. Emrat do të bëhen të qartë të shtunën sipas rregullës së brendshme të LDK-së. I falënderoj të gjithë ata që rezervohen. Dëshiroj të jap mbështetje, sepse ata janë duke respektuar rregullën e brendshme të LDK-së dhe deri atëherë ne po punojmë që kjo të ndodhë në mënyrën më të mirë. LDK do të dalë unike, të jeni të sigurt! Do të dalë madhështore nga ky proces dhe ne në hapin e dytë do të dëshmojmë që në të dyja palë zgjedhje do të dalim fitues të mëdhenj”, tha Haziri.
I pyetur nëse kanë pranuar ftesë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për konsultime për zgjedhjet e parakohshme në vend, nënkryetari Haziri tha se nuk kanë marrë asnjë ftesë pasi që nuk kanë komunikim.
Ndryshe, më 3 gusht Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë Kuvendin e përgjithshëm të kësaj partie, në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'