LAJMI I FUNDIT:

Përfundon sezoni vjeshtor në Albi Mall Superligë, Drita dimëron si kampion

Përfundon sezoni vjeshtor në Albi Mall Superligë, Drita dimëron si kampion

Ka përfunduar sezoni vjeshtor në Albi Mall Superligën e Kosovës me 10 skuadrat që kanë zhvilluar tanimë nga 18 ndeshje.

Ndeshja e fundit e këtij stinori vjeshtor ishte ajo mes Ballkanit dhe Prishtinës e mbetur nga xhiro e 14-të dhe që përfundoi pa fitues 1-1.

Kësisoj pas 18 xhirove të zhvilluara, Drita e Gjilanit ka mbetur në krye të tabelës me 38 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e dytë.


Drita dimëron si kampion për faktin se ka bilanc më të mirë në ndeshjet direkte ndaj Ballkanit me një fitore e një barazim si dhe golëdallim më të mirë.

Drita në 18 ndeshje ka marrë 11 fitore, pesë barazime e dy humbje, teksa ka shënuar 36 gola e ka pranuar 19 të tjerë. Ndërkohë Ballkani në 18 ndeshje ka bilanc të njëjtë si Drita të fitoreve, barazimeve e humbjeve, por ka shënuar 30 gola e ka pranuar 15 të tjerë.

Në pozitën e tretë e mbyll Prishtina me 27 pikë, sa ka edhe Gjilani në të katërtin, ndërkohë në vendin e pestë është Dukagjini me 22 pikë. E gjashta është Llapi me 20 pikë sa ka edhe Drenica në pozitën e shtatë.

Malisheva dhe Trepça ’89 ndajnë pozitat tetë dhe nëntë me nga 19 pikë, derisa e fundit është Ferizaj me 13 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Superliga
Kalo në kategori