LAJMI I FUNDIT:

Përfundon saga: Mbetjet e raketës së Kinës ‘janë shpërbërë mbi Oqeanin Indian’ – thotë agjencia hapësinore e Kinës

Përfundon saga: Mbetjet e raketës së Kinës ‘janë shpërbërë mbi Oqeanin Indian’ – thotë agjencia hapësinore e Kinës

Mbeturinat nga një raketë kineze jashtë kontrollit ka të ngjarë të kenë rënë në Oqeanin Indian, vetëm në perëndim të Maldiveve, ka thënë agjencia hapësinore e Kinës.

Sidoqoftë, vë në pah CNN, përcjell Telegrafi, pjesa më e madhe e raketës së madhe, u dogj gjatë hyrjes në atmosferë, tha Zyra e Inxhinierisë Hapësinore në Kinë në një postim në WeChat.


Gjithashtu ishte e paqartë nëse ndonjë mbetje kishte zbarkuar në tokën e këtij vendi.

Çfarë dihet për raketën kineze, që pritet të bie sonte në Tokë?
Lexo po ashtu Çfarë dihet për raketën kineze, që pritet të bie sonte në Tokë?

Ndërkohë Komanda Hapësinore e SHBA-së ka thënë se Long March 5B “kishte hyrë përsëri” në Tokë mbi Gadishullin Arabik.

Raketa, e cila është e gjatë rreth 32 metra e gjatë dhe peshon gati 20 ton, ishte nisur nga një pjesë e një stacioni të ri kinez hapësinor në orbitë më 29 prill.

Pasi karburanti i saj ishte shpenzuar, raketa ishte lënë të “lundronte” nëpër hapësirë e pakontrolluar deri në tërheqjen nga graviteti i Tokës.

Siç edhe është bërë e ditur, një ndjekje e rrugës së saj ishte bërë nga SHBA dhe Evropa.

Ndërsa media shtetërore kineze tha se pjesë të raketës hynë përsëri në atmosferë në të dielën në 10:24 me kohën e Pekinit.

Përpara hyrjes së raketës kishte frikë se mbeturinat mund të binin në një zonë të banuar.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin, tha se Kina kishte qenë neglizhete në lejimin e raketës nga orbita.

Sidoqoftë, ekspertët e hapësirës kishin parashikuar që shanset që dikush në të vërtetë të goditet nga një copë mbeturine hapësinore ishin shumë të vogla, për shkak se kaq shumë sipërfaqe e Tokës është e mbuluar nga oqeani, dhe zona të mëdha toke janë të pabanuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori