LAJMI I FUNDIT:

Përfundon pa marrëveshje takimi LDK-Vetëvendosje, vazhdimi pritet nesër

Përfundon pa marrëveshje takimi LDK-Vetëvendosje, vazhdimi pritet nesër

Ka përfunduar takimi në mes të Lidhjes Demokatike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Asnjëri nga subjektet politike nuk kanë pranuar të deklarohen, ndërsa mësohet se edhe gjatë ditës së nesërme do të zhvillohen takime mes palëve.

Burime të Gazetës Metro, të afërta me Vetëvendosjen, kanë bërë të ditur se nesër është dita kur do të finalizohet gjithçka në këtë drejtim.


Gjatë mbrëmjes së sotme Vetëvendosje doli me një komunikatë për media, përmes së cilës treguan se po presin ende në takime partitë e tjera politike, kurse LDK-ja është treguar e hapur për një bashkëpunim të tillë.