LAJMI I FUNDIT:

Përfundon marshi për Palestinën në kryeqytet – protestuesit i kërkuan Qeverisë së Kosovës të mos rreshtohet me Izraelin

Përfundon marshi për Palestinën në kryeqytet – protestuesit i kërkuan Qeverisë së Kosovës të mos rreshtohet me Izraelin
Marshi për Palestinen. Foto: Jetmir Hoxha/KALLXO.com

Aktivistët e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist së bashku me të pavarurit e tjerë kanë zhvilluar një marshim nëpër rrugët e Prishtinës në shenjë solidariteti me palestinezët.

Ata i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të mos pozicionohet në favor të Izraelit, duke e akuzuar këtë të fundit për gjenocid dhe për transformimin e Gazës në një varrezë të madhe në masë.

“Nëpërmjet këtij marshimi, ne nuk synojmë bashkëpunimin me Hamasin dhe dënojmë sulmet ndaj çdo qytetari të pafajshëm. Është e papranueshme që Kosova, edhe pas dy dekadash nga konflikti i saj, të mbështetë një entitet agresiv”,  u tha në protestë.


Protestuesit u kanë bërë të ditur përmes njoftimeve se Izraeli ka ushtruar terror ndaj palestinezëve për më shumë se një muaj.

Gjithashtu, protestuesit kanë kritikuar ashpër qasjen zyrtare të qeverisë kosovare, duke e cilësuar si mbështetëse të gjenocidit.

Ndërkaq kjo organizatë e kishin shpalosur flamurin e Palestinës tek hoteli “Grand” në Prishtinë, ditën e diel, kohën kur u zhvillua ndeshja Kosovë-Izrael.

Sipas tyre shpalosja e flamurit të Palestinës është akt solidariteti me popullin palestinez.

Më tej ata kanë thënë se heqja e këtij flamuri nga autoritetet e Kosovës bëhet në përkrahje të luftës gjenocidale të shtetit të Izraelit ndaj popullit palestinez.

“Megjithatë, flamuri i Palestinës u hoq shumë shpejt pas vendosjes. Këtë akt ne e lexojmë si tentativë heshtuese nga shteti i Kosovës dhe pozicionim shqetësues në përkrahje të luftës gjenocidale të shtetit të Izraelit ndaj popullit palestinez”, thuhet në reagimin e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori