Të dielën në mesnatë, ka përfunduar afati ligjor për subjektet politike që të dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve për deputetë, për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.


“Procesi i dorëzimit të listave është zhvilluar normalisht dhe brenda afateve të parashikuara,” deklaroi Elezi.

Elezi theksoi se pas dorëzimit të listave, procesi kalon në fazën e verifikimit të kandidatëve në institucionet përkatëse.

“KQZ, nëpërmjet Zyrës, do të dorëzojë kërkesat e verifikimit në disa institucione, për të siguruar që kandidatët janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme,” u shpreh ai.

Në garën zgjedhore marrin pjesë:

Lëvizja Vetëvendosje – 110 kandidatë

PDK – 110 kandidatë

LDK – 110 kandidatë

AAK – 110 kandidatë

Nisma Socialdemokrate – 110 kandidatë

PAI – PDAK – LPB – 90 kandidatë

Partia Liberale Egjiptiane – 74 kandidatë

PSA – 62 kandidatë

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 53 kandidatë

Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar – 44 kandidatë

Koalicioni Vakat – 43 kandidatë

Nova Demokratska Stranka – 40 kandidatë

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – 40 kandidatë

Socialdemokratska Unija (SDU) – 35 kandidatë

Lista Serbe – 33 kandidatë

Fjala – 20 kandidatë

Jedinstvena Goranska Partija – 23 kandidatë

KDTP – 16 kandidatë

Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës – 14 kandidatë

Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 12 kandidatë

Kosovaki Nevi Romani Partia – 11 kandidatë

Kosovski Savez – 10 kandidatë

Iniciativa Qytetare për Kosovën – 10 kandidatë

Nedžmedin Sejdilar – 1 kandidat

Gjithsej në garë për legjislaturën numër dhjetë në Kosovën e pasluftës janë 1 mijë e 181 kandidatë. /Telegrafi/