Heroic mposhti ekipin Astralis në derbin danez, për t’u shpallur kampion i turneut Pinnacle Cup i cili u mbajt në qytetin Lund të Suedisë.

Ndeshja finale përfundojë me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, për ekipin favorit Heroic, të cilët ishin një hap para ekipit Astralis gjatë gjithë kohës.


Lojtari më i vlefshëm i ndeshjes finale u shpall René 'TeSeS' Madsen, me vlerësimin 1.38 nga HLTV.

Në këtë turne morën pjesë gjithsej tetë skuadra, ku garuan për një grup çmimesh prej 250.000 dollarë.

heroicchampions 1 scaled

Ekipi favorit për ta fituar turneun ishte ekipi Heroic, të cilët si fitues të turneut morën me vete në shtëpi çmimin prej 150.000 dollarësh.

Ndërkaq lojtari më i vlefshëm i turneut u shpall lojtari i ekipit Astralis, Benjamin 'blameF' Bremer, i cili ishte fantastik gjatë gjithë turneut.

blamefmvp (Foto: HLTV)

/Telegrafi/

telegrafi sport app