Fushata tre mujore për pastrimin e Kosovës, e filluar më 15 shtator, ka përfunduar sot pas 3 muajve të aktiviteteve të shumta në tërë Kosovën.
Gjatë kësaj periudhe me angazhimin e institucioneve, Let’s Do It Kosova e mijëra vullnetarë, janë larguar 803 deponi ilegale dhe shumë mbeturina përreth rrugëve e në hapësira publike.
Fushata për pastrimin e Kosovës ka mobilizuar rreth 10% të popullsisë së Kosovës, me rreth 200 mijë qytetarë anekënd Kosovës.
Si rezultat i suksesit që ka arritur kjo fushatë Let’s Do It World ka shpallur Kosovën si shtetin më aktiv dhe më të suksesshëm në fushatën “World Cleanup Day 2018”.
Pas përfundimit të kësaj fushate, me datën 10 janar 2019 do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për komunat më aktive dhe më të suksesshme të kësaj fushate, e të cilat do të shpërblehen me fonde për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit për vitin 2019.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Let’s Do It Kosova nëpërmjet një komunikate iu bëjnë thirrje komunave që pas kësaj fushate të pastrimit të angazhohen në mirëmbajtjen e hapësirave publike, të mos lejojnë krijimin e deponive të reja ilegale, të zbatojnë udhëzimin për ndëshkime me gjoba mandatorë, të punojnë në shtrirjen e shërbimeve për mbeturina, si dhe krijim të zonave të gjelbra. Gjithashtu ata bëjnë apel tek qytetarët për mos hedhjen e mbeturinave jashtë vendeve të caktuara, për të mbajtur Kosovën të pastër.
Në fund të kësaj fushate, Ministri Matoshi është deklaruar që angazhimi i tij dhe i ministrisë që ai drejton, do të vazhdojë edhe më tej në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë, përmes trajtimit efikas të tyre, duke reduktuar ndotjen e mjedisit dhe duke shndërruar ato në përfitime për vendin, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Telegrafi
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Përfshirja e pjesëtarit të FSK-së në vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli, ministri Maqedonci: Të gjithë të përfshirët në rast duhet të marrin dënimin meritor

Nuk respektoi urdhrin mbrojtës, djali ia merr 300 euro nënës së tij në Gjakovë

Në një bankë në Gjilan deponohen para të falsifikuara në vlerë prej 749 euro

Vrasja e Liridona Murselit: Bashkëshorti që pranoi se ka porositur likuidimin - reagimet dhe krejt çfarë dihet deri më tani

Dyshohet se pagoi mijëra euro për ta vrarë gruan, kush është Naim Murseli

Politikani serb, Sanduloviq: Vuçiq pret urdhrin nga Putin për të filluar luftën në Kosovë

Dorasi ka deklaruar se është paguar nga Naim Murseli për vrasjen e Liridona Murselit

Murseli e ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij

Vuçiq: Nëse e gjithë Marrëveshja e Ohrit bëhet pjesë e negociatave me BE-në, do të mbyllet dera e anëtarësimit për Serbinë

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Vrasja e Liridona Murselit: Bashkëshorti që pranoi se ka porositur likuidimin - reagimet dhe krejt çfarë dihet deri më tani

Dyshohet se pagoi mijëra euro për ta vrarë gruan, kush është Naim Murseli

Murseli e ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij

Politikani serb, Sanduloviq: Vuçiq pret urdhrin nga Putin për të filluar luftën në Kosovë

Shpreh mllef dhe e gjykon lojën e tij brenda - e fejuara i dërgon një audio-mesazh dhe e takon Bucin live

Dorasi ka deklaruar se është paguar nga Naim Murseli për vrasjen e Liridona Murselit