Përfundojnë të gjitha ndeshjet e rrethit të dytë të Kupës së Kosovës - Prishtina, Feronikeli, Ballkani e Gjilani kalojnë tutje

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e rrethit të dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës, ku nuk kanë munguar befasitë.
Rrethi i dytë i Kupës së Kosovës kishte në orar plot 16 ndeshje për t'u zhvilluar, ku pati ndeshje derbi, por edhe të lehta.
Trembëdhjetë nga to kanë përfunduar në kohën e rregullt, ndërsa tri ndeshje pas vazhdimeve, respektivisht penalltive.
Derbi i parë në mes të Feronikelit dhe Llapit, përfundoi me fitoren 1-0 të vendasve, ndërsa Ballkani-Drita përfundoi 5-4 në penallti, pasi koha e rregullt u mbyll 1-1.
Prishtina mposhti Minatorin 4-0, Gjilani fitoi te Malisheva 3-0, Vushtrria triumfoi 3-1 te Flamurtari, Dukagjini mposhti 2-1 Besën, ndërsa Ferizaj fitoi 4-2 te Vëllaznimi.
Më poshtë keni të gjitha rezultatet e ndeshjeve nga rrethi i dytë i Digitalb Kupës së Kosovës.
Rezultatet e rrethit të dytë: Ballkani – Drita 1-1 (5-4 në penallti) Trepça – Drenasi 1-1 (2-1 në vazhdime) Dardana – Vllaznia 3-3 (4-3 në vazhdime) Feronikeli – Llapi 1-0 Malisheva – Gjilani 0-3 Flamurtari – Vushtrria 1-3 Minatori – Prishtina 0-4 2 Korriku – Istogu 1-0 Dukagjini – Besa 2-1 Vëllaznimi – Ferizaj 2-4 Arbëria – Onix 0-0 Vitia – Ramiz Sadiku 5-1 Ulpiana – Liria 1-3 Dardanët – Trepça ‘89 0-5 Drenica – Fushë Kosova 3-1 A&N – KEK-u 4-1/Telegrafi/






















































