Qeveria e Kosovës është duke pritur rezultatet nga Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës, për ta dërguar më pas në Kuvend çështjen e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, i tha Radios Evropa e Lirë, se pas përfundimit të punës nga komisioni, ekzekutivi nuk do të vonojë në procedimin e çështjes në Kuvend.
“Në kohën kur ata do të vijnë me rezultate konkrete, që për bazë kanë edhe punën në terren që është duke u bërë ditëve të fundit, atëherë Qeveria nuk ka kurrfarë arsye që ta vonojë këtë proces, por menjëherë do ta procedojë, më konkretisht riprocedojë, në Kuvend. Shpresojmë se atje do të gjejë pëlqimin për t’u miratuar ashtu siç e ka paraparë Qeveria e Kosovës”, tha Abdullahu.
Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës përbëhet nga ekspertë, të cilët janë deleguar nga institucionet dhe subjektet e ndryshme vendore dhe ai drejtohet nga kryetari i ASHAK, Hivzi Islami.
Por formimin dhe punën e këtij komisioni vazhdojnë ta kundërshtojnë partitë politike opozitare, të cilat kanë refuzuar të marrin pjesë në punimet e tij me arsyetimin, siç thonë, “se nuk duan të legjitimojnë veprime dhe marrëveshje të dëmshme për të ardhmen e Kosovës, siç është edhe Komisioni për matjen e territorit”.
Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë, se dëmi më i madh që mund t’i bëhet Kosovës është që të detyrohet të votojë diçka për të cilën nuk besohet se është në rregull.
“Mendoj se ka zgjidhje për demarkacionin. Ajo zgjidhje duhet të jetë që ta lejojmë sistemin tonë kushtetues që të funksionojë. Ajo do të thotë që një marrëveshje që sillet në Kuvend mund edhe të mos ratifikohet”, tha Gjini.
Gjini tha se pas dështimit të ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend vitin e kaluar, marrëveshja duhet të rinegociohet sërish me Malin e Zi.
“Mendoj se është gabim përpjekja e kryeministrit Mustafa dhe Qeverisë që ta kontrabandojë në këtë mënyrë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Ne fillimisht duhet të dimë se çka po masim e jo të kemi sistemin e gabuar që thotë se Kosova i ka kaq kilometra dhe të shkojmë deri ku të arrijmë. Është shumë gabim dhe nuk do të ketë sukses”, tha Gjini.
Analisti i çështjeve politike, Ismail Hasani, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se çështja e demarkacionit duhet të përfundojë pas matjeve që do t’i bëjë komisioni i formuar së fundmi. Sipas tij, mundësitë e pakta që kanë mbetur janë pranimi i rekomandimeve që do të dalin nga komisioni.
“Në formën ku aktualisht ndodhet procesi demarkacionit, i kundërshtuar nga opozita dhe me mungesën e numrave nga mazhoranca, atëherë mendoj se rruga e vetme, ndoshta jo më fatlume për t’u tejkaluar kjo situatë, do të ishte matja e territorit të Republikës së Kosovës. Mendoj se situata është aq e komplikuar sa është e nevojshme të kalohet si proces dhe të procedohet në Kuvend”, tha Hasani.
Matja e territorit është iniciuar si kërkesë nga ana e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, pas akuzave të opozitës por edhe disa deputetëve në pushtet, se me Marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor.
Partitë politike opozitare vitin e kaluar patën bllokuar disa herë seancat plenare, duke përdorur edhe gazin lotsjellës dhe fishkëllima në sallën e Kuvendit, kur është tentuar të trajtohet çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi apo edhe çështje tjera që nuk janë mbështetur nga tabori opozitar.
Një debat për demarkacionin u organizua në një sallë alternative të Kuvendit në gushtin e vitit të kaluar, me përplasje ndërmjet deputetëve të pozitës e opozitës që dhanë qëndrimet e tyre për këtë çështje.
Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi u nënshkrua në verën e vitit 2015 në praninë ndërkombëtare, ndërkohë që Kuvendi i Malit të Zi e ka miratuar të njëjtën pak kohë pas nënshkrimit. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi