Ideja dhe nisma për projektin WOW “Gratë në Punë Online”, u frymëzua nga trendet e reja botërore, duke qenë të bindur se ky lloj projekti ofron mundësi të panumërta punësimi për gratë dhe si e tillë është cilësuar ide e guximshme, e cila edhe po tregon sukses, kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa Zogaj – Gashi në Konferencën “Standardet në Tregun e Punës”: Të Drejtat e punëtorëve në investimet e huaja direkte që organizohet në kuadër të Javës së Gruas 2017.
Besa Zogaj – Gashi duke folur për projektin WOW i ideuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) tha se tashmë pas trajnimit në fushën e TIK-ut, vajzat e përfshira në këtë projekt kanë gjetur të paktën një vend pune nëpërmjet internetit.
“Kur lansuam projektin në fazën e parë në dy komuna për pranimin e 100 vajzave konkurruan mbi një mijë vajza dhe ky ishte një indikator që vendi ynë ka nevojë për një projekt të tillë dhe ekipet e MZHE-së dhe Bankës Botërore jemi angazhuar që këtë projekt ta shtrijmë në faza tjera për një përfshirje sa më të madhe të vajzave në të gjitha komunat gjë të cilën jemi duke e bërë”, tha zëvendësministrja Zogaj – Gashi.
Zogaj – Gashi më tej ka bërë të ditur se tashmë vajzat e trajnuara kanë realizuar mbi 271 kontrata pune online, duke shtuar se ka vajza që kanë arritur të përfitojnë mbi 20 kontrata të punës online.
Ndërsa, Arban Abrashi , Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale tha se konkluzat e debateve që dalin nga kjo javë ndihmojnë që institucionet të bëjnë politika sa më të mira për gratë dhe integrimin gjinor.
“Në bazë të analizave që kemi bërë vërehet që ka pengesa, mirëpo mendoj që debatet si sot do të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes”, tha ministri Abrashi.
Nga ana e tij, Patric Etienne drejtor i zyrës zvicërane për bashkëpunim tha se, popullata e Kosovës është e re dhe është kapital i shtetit më të ri në botë, andaj edhe gjinia femërore në këtë aspekt ka dhënë dhe vazhdon të jap kontribut të madh si në fushën e politikës, ekonomisë, lidershipit, artit, dhe së fundi edhe në fushën e Teknologjisë së Informacionit.
Ndryshe, Java e Gruas ka filluar si pilot projekt në vitin 2012 nga NDI me mbështetje të USAID. Kjo është një ngjarje kombëtare që mbledh 100 përfaqësuese gra nga etnitë e ndryshme, partitë politike, shoqëria civile, bizneset, mediat dhe akademia. Këtë vit, Java e Gruas përveç që do të bashkojë gra lidere të së ardhmes, për herë të parë do të sjellë edhe 20 liderë burra nga të gjitha fushat e shoqërisë që të marrin pjesë në këtë program.
Në këtë program pjesëmarrësit do të krijojnë rrjetëzim dhe do të kenë mundësi të forcojnë aftësitë e tyre në lidership, të folurit para publikut dhe në formësimin e politikave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës