Çdo nënë vendos për veten dhe beben e saj se sa duhet të zgjatë gjidhënia dhe se kur duhet ta ndal këtë proces.
Organizata Botërore e Shëndetësisë u rekomandon nënave që ta ushqejnë me gji beben deri në 6 muaj, dhe pastaj të vazhdojnë ta bëjnë këtë deri në 2 vjet apo më shumë, por njëkohësisht ta ushqejnë edhe me ushqime tjera – transmeton Telegrafi.
Dhe, patjetër se ka shumë përfitime shëndetësore që vijnë me këtë proces.
Bright Side ka zbuluar se cilat janë efektet pozitive të ushqyerjes me gji që zgjatë më shumë dhe si përfitojnë nëna e bebja.
Shëndet më të mirë dhe sistem më të fortë të imunitetit
Qumështi i gjirit ka shumë qeliza të bardha të gjakut, të cilat janë qeliza imune.
Kjo nënkupton se sa më gjatë që e ushqeni me gji beben, aq më shumë i forcohet sistemi i imunitetit direkt nga ju.
Veç kësaj, qumështi i gjirit i adaptohet atyre se për çfarë ka nevojë bebja, ndërkaq i përmban edhe antitrupat e duhur për t’i luftuar infeksionet e ndryshme.
Vlen të ceket se edhe kualiteti i qumështit të gjirit përmirësohet me kohën dhe, rrjedhimisht, aq më gjatë që e ushqeni me gji, aq më shumë përfitime shëndetësore i sjell bebes.
Ka efekte pozitive në funksionin e trurit dhe në sjellje
Mënyra se si zhvillohet mikrobiota e fëmijës mund të ndikojë në funksionet e trurit dhe t’i rregullojë sjelljet komplekse.
Gjidhënia ndihmon në përforcimin e mikrobiomës formuese të bebes duke e furnizuar me vlerat e nevojshme ushqyese.
Studime të shumta madje e kanë ndërlidhur gjidhënien me inteligjencë më të lartë.
Sidoqoftë, qumështi i gjirit përmban nutrientë të caktuar, siç është DHA-ja, e që mund të kenë efekte pozitive në zhvillimin e trurit të bebes.
Mikrobiomë e shëndetshme e zorrëve
Mikrobioma jonë, e cila është e rëndësishme për zhvillimin, nutricionin dhe imunitetin tonë, ndikohet nga gjidhënia.
Shkenca tregon se aq më gjatë që e ushqeni me gji beben, aq më e fuqishme bëhet mikrobioma e bebes.
Gjidhënia e përmirëson gjumin
Ushqyerja me gji mund t’i përmirësojë ritmet e zgjimit dhe gjumit te bebet.
Kjo për shkak të hormonit melatonin, të cilin e përmban qumështi i gjirit dhe që është i nevojshëm për gjumë.
Nutricioni i balancuar
Aq më gjatë që e ushqeni me gji beben, aq më shumë ndryshon qumështi juaj.
Kjo gjithashtu e furnizon beben me vlera më të mira ushqyese.
Një studim ka treguar se pas një viti, qumështi i gjirit ka nivele më të larta të yndyrës dhe energjisë, e të cilat ndikojnë pozitivisht te fëmija.
Lidhja me nënën
Sipas studimit, femrat të cilat e ushqejnë me gji beben për më gjatë, kanë ndjeshmëri më të madhe prindërore, madje edhe më vonë në jetën e fëmijëve.
PËRFITIMET PËR NËNËN
Përveç se ka efekte pozitive te bebja, ushqyerja me gji ka efekte pozitive edhe te nëna.
Disa prej këtyre përfitimeve janë:
– Ndihmon në humbjen e peshës
– Nënat kanë rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare
– Ndihmon në forcimin e eshtrave të nënës
– E ulë rrezikun e artritit reumatoid
– E ulë rrezikun e kancerit në vezore
– E ulë rrezikun e tipit 2 të diabetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

Tregoni partnerit tuaj për çka shërben klitorisi!

Galiç mund të bëni edhe në dhomë: Nuk ka ushtrim më të mirë për vithe dhe këmbë

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Pesë arsye se përse tezet janë shumë të veçanta dhe të rëndësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania