Perfekt kërcëllues: Shkoptha shtëpiakë me ajvar dhe salsiçe pikante!
Ajvari dhe brumi gjithmonë janë kombinim i dobishëm
Kjo recetë nga kuzhina e gjyshes është mesracion ideal për ditët vjeshtore, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 10 gramë tharmë;
– 200 mililitra qumësht;
– 1 lugë e vogël sheqer;
– 100 gramë gjalpë;
– 350-400 gramë miell;
– 2 lugë ajkë;
– 100 gramë salsiçe pikante të tymosura;
– 1 të verdhë të vezës;
– 3 lugë të plota ajvar;
– pak fara kungulli, susami dhe luledielli;
– pak kripë.
Përgatitja:
Shkrini tharmin në pak qumësht. Pastaj shtoni sheqerin, pjesën e mbetur të qumështit, miellin dhe kripën dhe ngjishni brumin gjysmë të fortë ashtu që të jetë plotësisht i lëmuar dhe pa droçka.
Kur ta ngjishni brumin, mbulojeni me leckë dhe lëreni të qëndrojë 20 minuta.
Pasi të ketë qëndruar brumi, përhapeni në shtresë të hollë dhe lyeni me gjalpë.
Paloseni edhe disa herë dhe lëreni të qëndrojë edhe 10 minuta.
Zhvillojeni brumin në trashësi rreth gjysmë centimetri dhe lyeni me ajvar. Pastaj brumin priteni në shirita dhe qitni salsiçet e tymosura të grira dhe farat.
Secilin shkopth të prerë paloseni dhe radhiteni në tepsi, duke lënë distancë në mënyrë që të mos ngjiten njëri me tjetrin. Në fund lyeni me të verdhë të vezës.
Tepsinë në të cilën do t’i piqni më parë mbështilleni me letër për pjekur.
Piqeni në 200 gradë Celsius rreth 25 minuta derisa brumi të marrë ngjyrë të gështenjtë.
Ju bëfshin mirë, – /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSalcë universale për të gjitha llojet e mishit: Receta më e mirë të cilën mund do ta keni!
Brokoli me djathë e vezë përgatitet për 10 minuta: Do ta adhuroni këtë racion!
Byrek më i lëngshëm dhe më i butë: Truk që e përdorin furrtarët
Lazanjë amerikane
Doni picë të mrekullueshme? Kjo është receta origjinale italiane!
Mantia me djathë dhe spec djegës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre