LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësimi i shqiptarëve në Ushtrinë e Maqedonisë, ende i papërfillshëm

Përfaqësimi i shqiptarëve në Ushtrinë e Maqedonisë, ende i papërfillshëm

Përfaqësimi i shqiptarëve në Armatën e Maqedonisë mbetet akoma shumë i ulët. Zv/ministri i mbrojtjes, Bekim Maksuti tha se po punohet ende në këtë aspekt dhe ka shumë punë për t’u bërë. Ai përmendi si më shqetësuese përfaqësimin e oficerëve në armatë duke shtuar se së shpejti do të ketë konkurs për pranimin e ushtarëve të rinj.

“Numri i ushtarëve dhe nënoficerëve është më i lartë dhe deri diku arrin 22.9 përqind, ndërsa i oficerëve ngelet akoma më i ulët. Ne jemi në prag të një konkursi për ushtarë profesionistë dhe ka një masë të mirë përfaqësuesish të të gjitha të etniteteve të cilët janë paraqitur. Shumë shpejtë do të hapim edhe konkursin për akademi ushtarake dhe presim që të rinjtë dhe të rejat shqiptare që kanë kryer shkollë të mesme dhe kanë rezultate të mira, të paraqiten në këtë konkurs”, tha Bekim Maksuti.

Ai shtoi se janë në përfundim të strukturës së re të armatës, që sipas tij, do të reflektojë më shumë në të ardhmen dhe do të fillojë me zbatim nga viti i ardhshëm.

Në Ministrinë e Mbrojtjes, shqiptarët përfaqësohen me rreth 14% kurse në ARM me rreth 20%. Në batalionin e njësitit special “Ujqit” shqiptarët mbeten edhe më tej të papërfaqësuar, gjegjësisht 0% , derisa tek “Renxherët” vetëm 0.3% shqiptarë. Në policia ushtarake, shqiptarët përfaqësohen me 10 për qind.