LAJMI I FUNDIT:

Perez i ofron Chelseat para plus njërin nga tre yjet e klubit për Hazardin

Perez i ofron Chelseat para plus njërin nga tre yjet e klubit për Hazardin
Eden Hazard (Getty Images)

Real Madrid janë të gatshëm të diskutojnë edhe emrat e disa lojtarëve me Chelsean në një marrëveshje shkëmbimi plus të holla për yllin e tyre, Eden Hazard.

Reprezentuesi i Belgjikës është një objektiv afatgjatë për gjigantët spanjollë dhe kjo gjë nuk është më një sekret.

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, klubi mbretëror janë të gatshëm të paraqesin një marrëveshje shkëmbimi për Hazard.


Hazard nuk përjashton mundësinë e transferimit te Reali
Lexo po ashtu Hazard nuk përjashton mundësinë e transferimit te Reali

Florentino Perez dëshiron të zvogëlojë çmimin e kërkuar nga Chelsea për yllin e Belgjikës dhe presidenti i Realit është i gatshëm të ofrojë edhe ndonjë lojtarë.

Isco Alarcon (Getty Images)

Tre yje të Realit thuhet se janë në mendjen e presidentit Perez për t’ia ofruar Bluve të Londrës si pjesë të marrëveshjes për transferimin e belgut.

 Gareth Bale (Getty Images)

Mesfushori spanjoll Isco, sulmuesi nga Uellsi, Gareth Bale dhe francezi Karim Benzema janë lojtarët që mund t’i shtohen shumës së parave të gatshme për ta transferuar Hazardin në Santiago Bernabeu.

Karim Benzema (Getty Images)

Perez dëshiron të heqë qafe të tre yjet e Realit pasi është ngopur nga ta dhe ai është i etur për të përdorur njërin prej tyre për të përfunduar marrëveshjen për Hazardin.

Ndryshe, ylli belg ishte lojtari kryesor i Chelseat sezonin e kaluar kur u shpallen kampion në Ligën Premier, ndërsa edhe këtë sezon po e përjeton një sezon të mirë në aspektin individual. /Telegrafi/

Eden Hazard, gjithmonë i lidhur me Real Madridin - Dëshira e kamotshme e Zidanes mund të plotësohet nëse eliminohen nga PSG
Lexo po ashtu Eden Hazard, gjithmonë i lidhur me Real Madridin - Dëshira e kamotshme e Zidanes mund të plotësohet nëse eliminohen nga PSG

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

La Liga
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori