Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, se ka tentuar te transferonte vite m ë  parë Francesco Tottin.

Por, legjenda italiane i kishte thënë se nuk mundet të largohet nga Roma.


“Totti është legjenda që të gjithë e kanë dashur", ka thënë Perez për Exrta Time të Gazzetta dello Sport.

Francesco Totti Real (Foto: Getty Images)

“Para 2006, në fillim të presidencës time, e kam thirrur në telefon dhe i kam kërkuar të vijë. Por, ai ma tha se nuk mund të largohej nga Roma".

Perez pastaj është kthyer për të folur për fitoren e Los Blanocs ndaj Juventusit me rezultat 3-0 dhe se si tifozët e Zonjës së Vjetër duartrokitën Cristiano Ronaldon.

“Çfarë ndodhi në Torino ishte shumë emocionuese, tregues për madhështinë e Juves dhe të tifozëve të tyre".

“Goli i Cristianos ishte një nga më të mirët në histori. Gol i mrekullueshëm nga lojtari më i mirë", ka shtuar Perez. /Telegrafi/

telegrafi sport app