LAJMI I FUNDIT:

Perëndimi duhet “t’ia tregojë kufirin” Serbisë, thotë eurodeputeti holandez

Perëndimi duhet “t’ia tregojë kufirin” Serbisë, thotë eurodeputeti holandez

Thijs Reuten, një anëtar holandez i Parlamentit Evropian ka folur për perspektivën e tij për vizitën e Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor dhe vendimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për të shpallur zgjedhje të reja.

Sipas tij, përcjell Telegrafi, “vetëm javën e kaluar edhe besimtarët më të vendosur në strategjinë e dështuar BE-SHBA për ‘përkëdheljen’ e presidentit serb Vuçiq duhet të kenë pasur thirrje të shumta për t’u zgjuar nga gjumi”, tha ai.


Reuten vlerëson se “Vuçiq mohon ekzistencën e marrëveshjes së Ohrit, nuk dëshiron që Asociacioni i Komunave Serbe të themelohet nga Prishtina në veri të Kosovës, sepse edhe kur i ofrohet të nënshkruajë një marrëveshje për të, ai refuzon të shmangë angazhimin real për normalizim”.

“Në Beograd, ai i thotë presidentes së Komisionit, Von der Leyen se është krenar që refuzon njohjen de facto të Kosovës. Dhe tani më e fundit është se ai bashkohet me ultra-nacionalistin e djathtë [Vojislav] Sheshel për zgjedhjet lokale të Serbisë”, ka thënë më tej Reuten për The Guardian.

Serbia, këmbënguli Reuten, “duhet të bëjë një zgjedhje”.

“Ju nuk mund të vazhdoni të qëndroni afër me Rusinë, të jeni shkaku kryesor i paqëndrueshmërisë së vazhdueshme në disa vende fqinje, duke lejuar dhe mbështetur qëllimisht veprime dhe aktorë destabilizues, dhe në të njëjtën kohë të flisni për rrugën tuaj në BE dhe të merrni miliarda mbështetje evropiane. BE, SHBA dhe Britania e Madhe duhet të vendosin një kufi”.

Dhe ndërsa Serbia tani përgatitet për zgjedhje, Reuten vuri në dukje gjithashtu shqetësimet për një “fushë loje të pabarabartë” dhe mungesën e lirisë së shtypit në Serbi.

“Si kreu i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, unë erdha në përfundimin me kolegët tanë se në zgjedhjet e fundit presidenciale në prill 2022 se një numër mangësish rezultuan në një fushë loje të pabarabartë, duke favorizuar pushtetarët”.

Dhe sipas tij, situata ndoshta është përkeqësuar, veçanërisht në drejtim të kontrollit të medias.

“Nuk uroj asgjë më shumë se populli serb të jetë në gjendje të shkëputet nga mbi një dekadë ngecje, të zgjedhë lirshëm një udhëheqje të re dhe të rifillojë rrugën e tij evropiane”, ka thënë ndër tjerash Reuten. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori