Pamjet ‘tronditëse’ tregojnë një stacion benzine të zhytur në një tufë 'miliona' insektesh, derisa dëshmitarët thonë se ishte e “pamundur të mbushje makinën me gaz”

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në video, që u ngarkua në TikTok nga përdoruesi @_ty.leo më 4 korrik, garazhi ishte përfshirë nga masa e insekteve fluturuese, që kanë mbuluar pothuajse çdo pjesë të hapësirës.


Dera e garazhës ka mijëra të insekteve të cilat janë të ngjitura, dhe brenda ato zvarriten rreth dyshemesë.

Jashtë, skenat janë edhe më apokaliptike, derisa një fëmijë i vogël hap krahët në grumbullin e insekteve, nga ku të tjerat mbulojnë dyshemenë ku ai po qëndron.

"Asnjëherë në jetën time nuk kam parë kaq shumë insekte", ka shkruar person i cili ngarkoi videon në TikTok.

Njerëzit sugjeruan se insektet fluturuese mund të ishin ‘miza-peshku’ (të njohura si ‘mayflies’) të cilat janë të zakonshme në shtetin e Michigan në SHBA. /Telegrafi/

@_ty.leo

Never in my life have I ever saw this many bugs ! Couldn’t even pump gas 😂 #fyp#foryou #bugs #lakelife