LAJMI I FUNDIT:

Përdorni një fshesë me korrent për të freskuar jastëkët dekorativë në shtëpinë tuaj

Përdorni një fshesë me korrent për të freskuar jastëkët dekorativë në shtëpinë tuaj
(Foto: Pillow Decor)

Fanatikja dhe influencuesja e pastrimit e njohur si ‘Washy_Wash’ ka postuar një video në TikTok, në të cilën ndau një truk për freskimin e jastëkëve që do ta bëjnë divanin tuaj të ketë aromë të këndshme.

Gjithçka që u deshën ishin tre hapa, ndërsa ishte shumë e shpejtë dhe e lehtë.


Për hapin e parë gjithçka që duhet të bëni është ta paketoni jastëkun tuaj në një qese plehrash, mund ta mbështillni atë më shumë se një herë ose të përdorni një qese të veçantë për secilën herë.

Sa shpesh duhet t’i pastroni jastëkët – dhe gjësendet tjera shtëpiake
Lexo po ashtu Sa shpesh duhet t’i pastroni jastëkët – dhe gjësendet tjera shtëpiake

Pasi jastëku të jetë në qese, spërkateni të gjithë me një spërkatës aromatik për pëlhure. Sugjerohet të zgjidhni aromën tuaj të preferuar në mënyrë që të jeni të kënaqur me aromën e re në shtëpinë tuaj.

Më pas gjithçka që duhet të bëni është të thithni ajrin nga qesja dhe ta lini për 20 minuta. Kur të mbarojë koha, do të keni jastëkë të bukur dhe të freskët.

@washy_wash

What a great hack 😌 #cleaninguk #washy_wash #ukcleantok #cleantok #lifehackvideo

♬ Ultimate life hacks – Kelly – The Life Bath

Influencuesja ndau me ndjekësit e saj një sërë këshillash dhe trukesh të tjera pastrimi – njëra prej të cilave është se si të hiqni gurët nga lavamani juaj.

Për këtë, gjithçka që duhet të bëni është të njomni një peshqir në uthull, ta vendosni në rubinet për dhjetë minuta, më pas ta lani dhe fshini. Më pas mund të përdorni një peshqir për të pastruar pjesën tjetër të lavamanit. /Telegrafi/