LAJMI I FUNDIT:

Përdhunuesi i fëmijës në Indonezi, fshikullohet plotë 146 herë

Përdhunuesi i fëmijës në Indonezi, fshikullohet plotë 146 herë

Plotë 146 herë është fshikulluar një 19-vjeçar nga Indonezia, i cili akuzohet për përdhunimin e një fëmije në provincën Aceh.

Rrudhat në ballë i dilnin nga dhimbjet dhe luste policët që të ndalen, por ata nuk treguan mëshirë.


Në një moment ai u rrëzua në tokë nga dhimbjet e mëdha, e policët i lejuan mjekët që të kontrollojnë gjendjen e tij shëndetësore – ku më pas vazhduan me fshikullim, transmeton Telegrafi.

Ai është arrestuar muaj më parë nën akuzën për keqtrajtim dhe përdhunim të një fëmije, mosha e të cilit nuk është zbuluar.

E dënimi prej 146 goditje është një nga dënimet më të rënda dhe është e rezervuar enkas për shkeljet më të rënda që konsiderohen në Ligjin e Sheriatit, që aplikohet në këtë provincë me shumicë myslimane.

Fshikullimi publik në këtë vend janë “atraksion” që tërheqin një numër të madh të “spektatorëve”, kurse para këtij të riu ishin fshikulluar një 40-vjeçar dhe një tjetër 21, për shkak të marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Sipas Ligjit të Sheriatit, fshikullimi është dënim për bixhoz, dehje, marrëdhënie seksuale para martesore dhe marrëdhënie me persona të njëjtës gjini. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori