LAJMI I FUNDIT:

“Përbindëshi” 22 tonësh, “shtëpia” me katër dhoma gjumi – Brabus sjell kamperin luksoz

“Përbindëshi” 22 tonësh, “shtëpia” me katër dhoma gjumi – Brabus sjell kamperin luksoz

Emri Brabus lidhet me vetura të modifikuara Mercedes me fuqi dhe performancë të përmirësuar.

Por kësaj po flitet për diçka krejtësisht tjetër. Brabus Big Boy 1200 është një kamper, transmeton Telegrafi.

Është një kamper i bazuar në një kamion 12 metra të gjatë që është shndërruar në “shtëpi” me katër dhoma.


Dhoma e ndejës ka një divan prej lëkure, televizor 43-inçësh dhe konzolën e PlayStation 5.

Dhoma e gjumit ka shtrat për çift dhe një PS5 të lidhur me televizorin prej 43-inç, e aty është edhe sistemi i kondicionuar i ajrit si dhe mbushësit e ndryshëm wireless.

Kuzhina është plotësisht funksionale, me ftohësin për verëra, e tualeti është i mbushur me luks – ku dyshemeja është me ngrohje.

Pesha e këtij “përbindëshi” është 22.5 tonelata, kurse e vë në lëvizje motori me naftë i Mercedes që prodhon 530 kuaj-fuqi dhe ka një rezervuar prej 321 litrash.

Brabus në këtë rast nuk ka ndryshuar asgjë – nuk ka rritje të fuqisë apo amortizator të rinj.

Për çmimin e këtij kamperi nuk dihet – gjithçka varet nga kërkesat e blerësit. /Telegrafi/