LAJMI I FUNDIT:

Përbërësit që mund të shtojnë centimetra në belin tuaj, konsumoni me moderim

Përbërësit që mund të shtojnë centimetra në belin tuaj, konsumoni me moderim
(Foto: Pexels)

Rostiçeria mund të jetë një mënyrë e mirë për të kapërcyer urinë deri në vaktin kryesor, por fakti që ato nuk janë pjesë e dietës së përditshme nuk do të thotë se nuk janë të larta në kalori dhe se nuk keni nevojë ta kufizoni marrjen e tyre në procesin e humbjes së peshës.

Shumë ushqime të shëndetshme mund të jenë jashtëzakonisht të larta në kalori dhe mund të grumbullojnë depozita yndyrore në belin tuaj. Përveç shtimit të peshës, ato mund të çojnë edhe në disa probleme shëndetësore, si p.sh. një rritje e papritur e sheqerit në gjak.


Nutricionistja Destini Moody thekson se duhet të kemi kujdes veçanërisht me dy lloje ushqimesh. Këto janë drithërat që i hamë kryesisht për mëngjes dhe frutat arrore.

Drithërat për mëngjes

Shumë njerëz zgjedhin drithërat për mëngjes ose një meze të lehtë. Përveçse janë praktike, ato duken edhe si një opsion i shëndetshëm për ta nisur ditën. Megjithatë, në këtë rast është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje cilësisë së ushqimit, sepse ato përmbajnë një përqindje të madhe të sheqerit dhe karbohidrateve të rafinuara. Përveç kësaj, përmbajnë pak fibra, që do të thotë se nuk do t’ju ngopin sa duhet.

Katër mënyra të lehta që femrat ta reduktojnë yndyrën e barkut
Lexo po ashtu Katër mënyra të lehta që femrat ta reduktojnë yndyrën e barkut

Frutat arrore

Frutat arrore janë të pasura me lëndë ushqyese dhe yndyra të shëndetshme, duke i bërë ato një zëvendësues të mirë për ushqime, si patatet e skuqura dhe ushqimet tjera jo të shëndetshme. Megjithatë, frutat arrore janë jashtëzakonisht të larta në kalori dhe duhen konsumuar me moderim.

Ato janë gjithashtu të pasura me vitaminë E, e cila është një antioksidant i fuqishëm dhe së bashku me yndyrat tjera të shëndetshme, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, 100 gramë fruta arrore mund të përmbajnë deri në 500 kalori, që është përafërsisht si një mëngjes i ekuilibruar me të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme.

Nutricionistja gjithashtu thekson se frutat arrore janë gjithmonë një zgjedhje më e mirë se ushqimet, si biskotat dhe çokollata, por duhet pasur kujdes në madhësinë e porcioneve. /Telegrafi/