LAJMI I FUNDIT:

“Përballje Podcast” së shpejti me tema për dezinformimin, keqinformimin, edukimin medial dhe qëndrueshmërinë e mediave

“Përballje Podcast” së shpejti me tema për dezinformimin, keqinformimin, edukimin medial dhe qëndrueshmërinë e mediave

Së shpejti në Telegrafi.com fillon produkti i ri në “Përballje Podcast”, i cili do të trajtojë tema që kanë të bëjnë me mediat dhe gazetarinë, rolin e tyre në informimin e drejtë dhe të saktë si dhe përballjen me çrregullimet e informacionit dhe do të transmetohet një herë në muaj.

“Përballje Podcast”, do të fokusohet në tema për rolin dhe rëndësinë e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Komisionin e Pavarur të Mediave, qëndrueshmërinë financiare të mediave në vend, rolin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, rëndësinë e edukimit medial, dezinformimin dhe keqinformimin, raportimin e ndjeshëm gjinor, sigurinë kibernetike si dhe rëndësinë e verifikimit të burimeve.


Pos tjerash, fokus i temave në “Përballje Podcast” është rëndësia e organizatave mediale dhe menaxhimi i tyre.

Kjo seri e “Përballje Podcast” do të udhëhiqet nga Muhamet Hajrullahu, kryredaktor i Telegrafi.com dhe autor i emisionit “Përballje”.

 “Përballje Podcast” realizohet me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë.Opinionet e shfaqura në këtë Podcast nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori