LAJMI I FUNDIT:

Përballja e komunave me deponitë ilegale – bashkëpunimi me qytetarët po jep rezultate pozitive në largimin e tyre

Përballja e komunave me deponitë ilegale – bashkëpunimi me qytetarët po jep rezultate pozitive në largimin e tyre

Për ndotjen e mjedisit janë bërë shumë fushata sensibilizuese në vend , por edhe kritikuese. Njerëzit që ndotin ambientin shpesh vlerësohen si të papërgjegjshëm ndaj shoqërisë.

Parandalimi i ndotjes së mjedisit është kyç për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve veçanërisht për grupet e ndjeshme si fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit më të varfër.


Me një problem të tillë përballen shumë komuna në Kosovë. Numri i madh i deponive ilegale të mbeturinave vazhdon të mbetet sfidë për shumë komuna.

Por viteve të fundit, bashkëpunimi i qytetarëve me komunat ka nisur të jap rezultate të mira në menaxhimin e këtij problemi.

Raportimet e qytetarëve në platforma të ndryshme së fundmi edhe përmes platformës ndreqe.com, u ka lehtësuar punën komunave për të ndërhyrë në vendet problematike.

Gojart Bajrami, zyrtar për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Shtimes, ka thënë për Telegrafin se mbi 90% të raportimeve që janë bërë në platformën e ndreqe.com janë rregulluar.

“Nuk kam qenë shumë i qasshëm në platformën e ndreqe.com realisht nuk e di sa ka raportime aty me numër por jam shumë i sigurt që mbi 90% të raportimeve janë të rregulluara”, tha Bajrami.

Ai më tej theksoi se aktualisht në territorin e Komunës së Shtimes ekzistojnë 23 deponi ilegale që sipas tij janë më pak krahasuar me vitet e mëparshme.

“Duke marrë parasysh gjendjen e viteve të mëhershme që ka pas më shumë deponi ilegale në territorin e Komunës së Shtimes, viteve të fundit ka më pak. Gjithherë kemi tentuar me ba kontrata të veçanta ose me angazhu një kompani tjetër për me largu deponitë ilegale, në forma të ndryshme i kemi eliminu ato dhe aktualisht kemi 23 deponi ilegale në komunën e Shtimes”, tha Bajrami.

Bajrami theksoi se platforma i ka ndihmuar shumë, por që shumë nga qytetarët nuk janë mjaftueshëm të informuar për këtë mundësi të raportimit të problemeve.

Rritet vetëdijesimi i qytetarëve për të raportuar për “krimet” mjedisore – komunat thonë se po bëjnë të pamundurën për t’i adresuar
Lexo po ashtu Rritet vetëdijesimi i qytetarëve për të raportuar për “krimet” mjedisore – komunat thonë se po bëjnë të pamundurën për t’i adresuar

“Qytetarët ndoshta janë më pak të informuar për mundësinë që e kanë për me raportu përmes platformës. Një pjesë e madhe ndoshta e dinë që ekziston platforma por nuk dinë me përdor, pjesa tjetër nuk ka infrastrukturë që e përdor për me mujt me raportu një problem dhe kjo pjesë e qytetarëve vijnë fizikisht në zyre dhe e raportojnë problemin. Por pjesa dërmuese e atyre problemeve që deklarohen në ndreqe.com për neve si komunë na ka lehtësuar punën për identifikimin e problemeve”, u shpreh Bajrami.

Milaim Shala zyrtar komunal në komunën e Fushë Kosovës, ka thënë për Telegrafin se brenda afateve optimale kanë rregulluar ato parregullsi për të cilat kanë raportuar qytetarët.

Megjithatë ai thotë se qyteti është i mbingarkuar me deponitë ilegale dhe shpesh kjo po afekton në punën e tyre.

“Qyteti është i mbingarkuar me këtë dukuri sa që shpesh po na zgjatet deri në tre muaj, dhe nuk po mundemi me i arsyetua as me realizu një çështje që e shpalosin qytetarët”, ka thënë Shala.

Ai ka shtuar se pavarësisht kësaj bashkëpunimi me qytetarët ka pas efekt pozitiv, por ka theksuar se problemi më i madh i Fushë Kosovës si komunë në menaxhimin e mbeturinave mbetet papërgjegjësia e qytetarëve.

“Deponitë e egra vazhdimisht i eliminojmë, 80% mjeteve që i ndajmë ne si komunë për mirëmbajtën e kanalizimit dhe largimin e deponieve të egra 80% të atyre mjeteve shkojnë për këtë pjesë”, ka deklaruar Shala.

Bashkëpunimi i qytetarëve me komunat ka pasur efekt pozitiv edhe në komunën e Obliqit. Fazli Përvetica, zyrtar mjedisor në Komunën e Obiliqit i ka thënë Telegrafit se raportimet e qytetarëve për problemet mjedisore kanë ndikuar në përmirësimin e këtij problemi.

“Kemi pas sukses sepse është bërë përmirësimi i atyre pikave ku është paraqit problemi. Dhe komuna menjëherë ka intervenuar në ato pika ku janë evidentuar si deponi ilegale në përjashtim të dy-tri deponive”, ka thënë Përvetica.

Ai ka bërë të ditur se më herët kanë qenë të lajmëruara 7 deponi të mbeturinave.

“Më herët kanë qenë të lajmëruara 7 deponi, por disa deponi që i evidenton qytetari janë në prona private dhe ne nuk kemi të drejtë të intervenojmë. Qytetari e ka pronë të veten dhe ai duhet ta ruaj pronën e vet”, tha Përvetica.

Qytetarët kanë mundësi që të shkarkojnë aplikacionin e ndreqe.com dhe përmes tij të raportojnë problemet mjedisore në komunat ku ata jetojnë.

Ky artikull është mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë përmes Projektit Climate Promise financuar nga Qeveria e Japonisë. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e UNDP-së ose të Qeverisë së Japonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori