LAJMI I FUNDIT:

Përballë Rusisë e Serbisë, SHBA rikonfirmon mbështetjen për Ushtrinë e Kosovës

Përballë Rusisë e Serbisë, SHBA rikonfirmon mbështetjen për Ushtrinë e Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështetin tranzicionin e FSK-së dhe se legjislacioni i kaluar nga Kuvendi i Kosovës është një e drejtë sovrane e Kosovës për të themeluar një forcë të armatosur.

Kështu ka deklaruar Rodney Hunter, Koordinatori Politik në misionin e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, sipas të cilit një veprim të tillë nuk bie ndesh as me Rezolutën 1244.

“FSK është rezultat pas pavarësisë së Kosovës të cilën e ka njohur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, ka thënë Hunter.


Në këtë drejtim ai ka thënë se presin që Qeveria e Kosovës që të respektojë të gjitha rregullimet, përkatësisht se çdo lëvizje e trupave në Kosovës duhet të merr miratimin e NATO-s.

“Dihet kush është viktima e kush agresori”: Thaçi ia numëron Vuçiqit të gjitha të bëmat e Serbisë
Lexo po ashtu “Dihet kush është viktima e kush agresori”: Thaçi ia numëron Vuçiqit të gjitha të bëmat e Serbisë

“Ne i udhëzojmë të dyja vendet të mos marrin vendime provokuese por të ulen në tryezën e dialogut”, ka thënë ai.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka folur edhe për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Madje, sipas tij, kjo gjë nuk është bërë as në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, të cilën siç ka thënë Vuçiq, gjithashtu nuk e njeh Serbia.

Ndërsa ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia ka thënë se ndanë siç ka thënë ai “shqetësimet serioze për gjendjen në Kosovë lidhur me situatën dhe paligjshmërinë e vendimit për themelimin e forcave të armatosura të Kosovës”.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është thirrur me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e mandatit të FSK-së në ushtri të Kosovës. /Telegrafi/