LAJMI I FUNDIT:

Për zgjedhjet e vitit 2024 në ShBA, Putini e mban Trumpin si atu

Për zgjedhjet e vitit 2024 në ShBA, Putini e mban Trumpin si atu

Nga: Edward Luce / The Financial Times
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com

Momenti më i çuditshëm i këtij viti ishte kur Vladimir Putini e sulmoi Kishën e Anglisë. Mëkati i saj ishte marrja në konsideratë e idesë për një Zoti neutral në aspektin gjinor. Mes asaj që ai e sheh si luftë ekzistencialiste, Putini ka kohë të brengoset për martesat e të njëjtës gjini në Amerikë, për Shekspirin dhe JK Rowlingun që anulohen në çdo anë të Atlantikut dhe për operacionet e ndryshimit të gjinisë.


Mund të mendosh se Putini ka hyrë në konkursin për ta zëvendësuar Tucker Carlsonin, spikerin kryesor të Fox News-it. Pastaj, si gjithnjë, retorika e Carlsonit shpeshherë nuk dallon nga ajo e presidentit rus. Carlsoni e ka përshkruar Volodimir Zelenskin si “despot”, si “makro ukrainas” të Joe Bidenit dhe si “burrë të fortë të korruptuar”. Na trego se çfarë vërtetë ti mendon, z. Carlson?

Interneti nxjerr në pah afinitetet e çuditshme, si ato mes Putinit dhe Carlsonit. Por, kjo është më pak e çuditshme sesa që duket. Votuesi republikan në mënyrë të qëndrueshme po zhvendoset drejt pozicionit kundër luftës. Më pak se 40 për qind e tyre mendojnë se ShBA-ja duhet të vazhdojë t’i ofrojë armët për Ukrainën. Dy kandidatët kryesorë presidencialë të partisë, Donald Trump dhe Ron DeSantis, janë skeptikë ndaj luftës në Ukrainë.

Trumpi thotë se brenda 24 orëve – pasi bëhet president – do t’ia japin fundin luftës. DeSantis këtë javë tha se ngatërrimi i mëtejshëm “në një mosmarrëveshje territoriale midis Rusisë dhe Ukrainës” nuk është në interesin kombëtar të Amerikës. Këtë e bëri publike në një deklaratë që e lexoi në emisionin e Carlsonit (por, prapë po e përsëris veten). DeSantis tha se ShBA-ja duhet të përqendrohet në sigurimin e kufirit të vet. Trumpi dhe DeSantisi përbëjnë të paktën tri të katërtat e mbështetjes së tyre republikane. Është bast i drejtë të thuash se njëri nga ta do të jetë kandidat për vitin 2024.

A është kjo ajo ku Putini mbështet? Është provokim vetëm shtrimi i kësaj pyetjeje. Nëse doni që amerikanët e çdo ngjyrimi politik ta humbasin gjakftohtësinë, thjesht pëshpëritni “Rusia 2016”.

Me prova të pakta, liberalët besojnë se Putini e fitoi presidencën për Trumpin. Republikanët besojnë, përkundër provave gjyqësore, se është mit ndërhyrja e Putinit në zgjedhjet e vitit 2016. E vërteta, që nuk meriton pothuajse asnjë kohë transmetimi, është se Putini ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016, por pothuajse me siguri mund të thuhet se kjo nuk ishte vendimtare. Mirëpo, ishte i lumtur që e ndezi zjarrin e shkëndisë së mëparshme të Amerikës.

Nuk ka dyshim se shpresa më e mirë e Putinit për ta fituar luftën e tij në Ukrainë është që të shembet vendosmëria e NATO-s dhe të shteret furnizimi i Amerikës me para dhe me armë. Një presidencë e Trumpit ose DeSantisit do të ishte shansi më i mundshëm i Rusisë për ta përçarë Perëndimin.

Këtu është i rëndësishëm trajnimi i Putinit si agjent i KGB-së, që të mund të manipulojë me perceptimet. Rreziku nuk është se ai do ta shtyjë elektoratin e Amerikës që ta ndryshojë votën e vet. ShBA-ja i gjeneron dezinformatat e veta më shumë se sa i mjaftojnë.

Rreziku është se udhëheqësi i Kremlinit do ta çimentojë më tej pikëpamjen për të djathtën MAGA se Rusia është kampionia globale e kauzës së tyre kundër zgjimit [zgjimi nënkupton vigjilencën ndaj padrejtësive dhe diskriminimeve të brendshme shoqërore – shën. i përkth.]. Janë pamje e zakonshme e ditëve të sotme flamujt dhe bluzat ruse që thonë: “Më mirë të isha rus sesa demokrat”.

Ka dallime të mëdha midis DeSantisit dhe Trumpit. E përbashkëta e tyre është mbizotërimi i kulturës. Ata pak flasin për madhësinë e shtetit, për sigurinë në punë ose për zinxhirët e furnizimit global. Ata shumë e kundërshtojnë kulturën e zgjimit, zgjimin e kapitalizmit dhe mbështetjen e Bidenit për Ukrainën.

Donald Trumpi tallet me presidentin e Ukrainës si “mbretëreshe mosmirënjohëse e mirëqenies ndërkombëtare”. Nëse platformat e tyre do të ishin më pak kulturore, Putini pa dyshim do të gjente kohë për t’i tallur politikat tatimore të Bidenit. Në vend të kësaj, lideri rus vazhdon ta gërvisht atë kruajtjen kulturore.

Çështjet mund të zgjidhen më shpejt sesa zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Këtë vjeshtë do të mbarojë financimi i 45 miliardëve dollarëve për Ukrainën – të cilën Kongresi e miratoi në dhjetor. Kevin McCarthy, kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, tashmë ka paralajmëruar për një “çek të bardhë” për Ukrainën. Shumë nga kolegët e tij do ta hiqnin furnizimin.

Meqenëse McCarthyt iu deshën 15 raunde rekorde për ta fituar postin e kryetarit, dhe meqë ka një shumicë prej vetëm katër votash, është mirënjohës për aleatët ekstremë – si Marjorie Taylor Greene – që ia mundësojnë ta mbajë detyrën. Greene e përshkruan Zelenskin si globalist të korruptuar që dëshiron t’i rrezikojë burrat dhe gratë amerikane. Askush nuk e di se çfarë beson McCarthy. Mirëpo, një koleg tha: “A ekziston McCarthy nëse është i vetëm”? Është e dyshimtë nëse zëdhënësi i ShBA-së mund ta mbajë një shkop peshkimi, e lëre më të mbajë një linjë politike.

Sido që të jetë, Ukraina ka të ngjarë të jetë në kampanjën e vitit të ardhshëm. Politika e jashtme rrallëherë është vendimtare në garat presidenciale të ShBA-së. Zakonisht është ekonomia, budallaqet. Por, kultura shpeshherë luan rol. Pika kryesore e simbiozës Carlson-Putin është se Ukraina po kthehet në një ndarje kulturore të ShBA-së. Ashtu si mbajtja e maskave që identifikonte liberalët gjatë pandemisë, flamuri ukrainas është bërë simbol i kulturës së zgjimit.

Pothuajse të gjithë nga fusha e mbetur republikane – nga ish-zëvendëspresidenti Mike Pence tek ish-ambasadorja e OKB-së Nikki Haley – janë kundërshtarë të Rusisë. Në të vërtetë, ata e kritikojnë Bidenin se nuk ka bërë mjaftueshëm për Ukrainën. E dyta pas luftës në terren, beteja që Putini do ta shikojë më nga afër, janë zgjedhjet paraprake republikane. Nëse gjithçka shkon mirë për të, ai do t’i vendosë të gjitha shpresat aty. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
Lufta në Kosovë dhe bombardimi i ambasadës kineze në Beograd: Vizita dashakeqe e Jinpingut në Evropë

Lufta në Kosovë dhe bombardimi i ambasadës kineze në Beograd: Vizita dashakeqe e Jinpingut në Evropë

Gideon Rachman
Kalo në kategori