LAJMI I FUNDIT:

Për vite me radhë kërkoi prindërit biologjik, e kuptoi se fqinja e parë është motra e saj

Për vite me radhë kërkoi prindërit biologjik, e kuptoi se fqinja e parë është motra e saj

Hillary Harris, 31-vjeçe, që ishte adoptuar kur ishte ende foshnje, për plotë shtatë vite nuk kishte arritur të gjej prindërit e saj biologjik, pasi që pasi u martua në vitin 2012 i kërkoheshin dokumentet e adoptimit.

Aty e kuptoi se prindërit e saj biologjik quhen Bonny Carl dhe Wayne Klouz, dhe se nga dokumentacionet e siguruara figuronte se i ati saj kishte ndërruar jetë në vitin 2010, dhe se e ka një gjysmë motër që quhet Don Johnson dhe jeton në Greenwood të Wiskonsin, transmeton Telegrafi.

Kështu derisa po hulumtonte nëpër Facebook ato nuk dhanë ndonjë rezultat, por gjatë vitit të kaluar ndërroi gjithçka kur afër shtëpisë së tyre u vendosën një çift bashkëshortor.

Vajza pesëvjeçare e Hillarys, Stella u dashurua në fqinjët e rinj dhe vazhdimisht shkonte te ata që të luaj. E Hillaryt ky veprim i bijës së saj nuk i pëlqente pasi shumicën e kohës e kalonte me 50-vjeçaren Don, me të cilën ajo vetëm përshëndetej kur takoheshin në rrugë.

Megjithatë e dinte se Dona vjen nga qyteti i njëjtë sikurse motra e saj e humbur. Kështu një ditë hasi në një paketë në rrugë të cilën e mori për të parë adresën për ku ishte destinuar – aty pa emrin Don Johnson. Menjëherë ndjeu një lloj emocioni të veçantë dhe i telefonoi bashkëshortit.

“Quhet Johnson, Don Johnson, duhet të jetë ajo”, i tha bashkëshortit në telefon.

Megjithatë kaluan disa javë para se ajo përfundimisht të merr guximin të bisedojë me fqinjën e saj.

“Çfarë nëse nuk e di fare që ekzistoj? Ndoshta është ndonjë fshehtësi”, pyeste ajo vazhdimisht veten.

Në i vendosi një porosi Donës. E kuptuan se janë motra nga babai që kishte ndërruar jetë në vitin 2010. Donën e kishte rritur njerku, kurse babanë biologjik e kishte njohur kur i mbushi 18 vjet. Por, asaj kurrë nuk i kishte shkuar në mend se ai mund të ketë fëmijë tjerë. Të nesërmen Don shkoi tek Hillary me një buqetë me lule dhe fotografitë e babait biologjik.

“Jam e sigurtë që ishte fati. Kam qenë shumë e pikëlluar kur e kuptova se më ka vdekur babai. Por, kur takova Donën, mora të gjitha përgjigjet e pyetjeve të mia. Ajo është pjesë e labirintit të cilit nuk kisha idenë se ku e ka daljen”, ka shtuar ajo.

“Jam shumë e lumtur që kam një fqinje të mrekullueshme, që është motra ime. Kam një mbesë që vjen te unë çdo ditë për të luajtur dhe ky fakt po më bën të ndihem më e re”, ka thënë Don. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori