LAJMI I FUNDIT:

PËR TIM BIR TË VDEKUR

PËR TIM BIR TË VDEKUR
Giuseppe Ungaretti

Poezi nga: Giuseppe Ungaretti
Përktheu: Sulejman Mato

“Asnjë nënë s’ka vuajtur kështu si unë.”


Kur fytyra e tij gati i përhumbej
Bebëzat i kishte ende flakëruar…
Prej jastëkut fluturonin jashtë dritares
Dhe dhoma mbushej plot me harabela
Prej thërrmijave që babai i u hidhte
Për të gëzuar fëmijën e vet.

Tani e tutje veç në ëndrra do mund t’i puth
Ato duar besnike…
Bisedoj…punoj…Sapo kam ndërruar veshjen.
Kam frikë. Pi duhan….
Si mund të duroj kaq shumë natë?

Asnjë rrëqethjes’ më sjell më vera,
As pranvera, as përtëritja e saj.
Mund të perëndosh dhe ti vjeshtë
Me lavditë e tua të çmendura;
E ndjellë prej dëshirave. Lërja vendin dimrit
Të shtrihet mbi stinët sa gjatë gjerë.

Ku është? Ku gjendet zëri i tij?!
Duke vrapuar kumbonte nëpër dhoma…
Dhe fluturake I bënte brengat e një burri të lodhur.

Toka që e ka gëlltitur e mbron
Nga një e shkuar përrallore.

Të dua! Të dua! Vazhdojnë në përjetësi
Krismat e një gjëmimi.