LAJMI I FUNDIT:

Për të tretën herë promovohet bulevardi “Bllagoja Toska”, funksionarët sërish mblidhen në Tetovë

Për të tretën herë promovohet bulevardi “Bllagoja Toska”, funksionarët sërish mblidhen në Tetovë

Kaluan 8 vjet nga premtimi, ndërsa për të tretën herë me radhë u promovuan fillimet e punimeve në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë.

Edhe pse vetëm 460 metër rrugë, në Tetovë u mblodh pothuajse e gjithë struktura integriste për të promovuar një projekt që do të ndërtohet me mjete të TAV Maqedoni.


“T’i uroj tetovarët për nisjen e këtij projekti kaq të rëndësishëm për të cilën insistonte për çdo ditë kryetarja Teuta Arifi, për ta realizuar dhe me mbështetjen e Qeverisë në bashkëpunim me komunën për ta realizuar, tash më po shohim nismën e punimeve. Prezenca jonë kaq e madhe e ministrave, zëvendësministrave, sekretarëve shtetëror, drejtorëve të ndërmarrjeve, ka për qëllim për të njoftuar jo vetëm tetovarët, por të gjithë banorët e këtij rajoni se Qeveria përkujdeset në vazhdimësi për çdo vendbanim tonin dhe i qëndron prapa projekteve të kryetarëve të komunave tona”, deklaroi Grubi.

Për t’u ndërtuar ky bulevard duhej të rrënoheshin disa shtëpi, por ka shtëpi në të cilat ende nuk janë prishur, madje aty ende jetojnë familje. E kryetarja Arifi thotë se punët do të përfundojnë në afatin e paraparë.

“Ne nuk do të mund ta realizonin nëse nuk do ta mbyllim procesin e eksproprijimit. Deri tek shkolla tekstile kemi mbyllur procesin e eksproprijimit. Mund të ketë mbetur ndonjë vonesë pagesore, por ne kuptimin formalo-juridik nuk kemi ndonjë problem për të vazhduar më tutje. Në ndonjë rast ku ka vazhduar edhe me procedurë gjyqësore”, tha Teuta Arifi.

Projekti fillimisht u premtua në vitin 2014 dhe që atëherë disa herë janë shkelur afatet e përfundimit të punimeve. Aty ka shtëpi që akoma nuk janë paguar.

Një pronare e shtëpisë e cila nuk deshi të flas para kamerave, tha se nuk ka marrë asgjë për shtëpinë, dhe se nuk ka as një proces gjyqësor me komunën. Tani afati kohor për përfundimin e punimeve është 90 ditë, ndërsa punët është duke i kryer kompania NB./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori