Ka hyrë në javën e tretë greva në arsim, ku nxënësit e shumë shkollave kanë mbetur ende pa filluar procesin mësimor këtë vit. Ndonëse disa shkolla kanë marrë vendim për ndërprerjen e grevës, shumë të tjera janë duke e vazhduar një gjë të tillë.
E arritja e një marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-ut duket të jetë larg. Pavarësisht takimeve të shumta, në mes të dy këtyre akterëve kemi parë vetëm akuza e kundër akuza.
Së fundmi kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha dje për Telegrafin se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është duke u bërë shantazh e presion mësimdhënësve për ndërprerjen e grevës, dhe se për këtë arsye disa shkolla e kanë bërë atë.
Pas kësaj, SBASHK përmes një reagimi për media theksoi se kryeministri Albin Kurti nuk është për dialog, por për do rrugëtimin e vetë të përbuzjes, nënçmimit, linçimit përmes deklaratave, që pastaj shumëfishohen e pasurohen nga militantë në Facebook.
“Një kryeministër që vërtetë e do vendin e tij kurrë nuk do t’i nënshtrohej tekave të tij, që në vend të debatit e zgjidhjes së kërkesave të grevistëve, të merrte një fjali e të përqeshte atë që shkoi në takim bashkë me anëtarë të tjerë të Këshillit Grevist e që kishin qëllimin më të mirë që të debatohej sinqerisht dhe që të arrihej te marrëveshja e pranueshme”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.
Lidhur me situatën në arsim ka reaguar edhe Avokati i Popullit, i cili u ka bërë thirrje palëve që të reflektojnë dhe të gjejnë zgjidhje për ndërprerjen e grevës.
Avokati i Popullit ka rikujtuar palët se çdo qëndrim apo veprim, në qendër të çdo prioriteti duhet ta ketë interesin më të mirë të fëmijës dhe të drejtën e fëmijëve për edukim dhe arsimim, si e drejtë e garantuar me Kushtetutë.
“Parimi i interesit më të mirë për fëmijët duhet ta udhëheqë secilin prej nesh në kuadër të përmbushjes së detyrimeve dhe të përgjegjësive që kemi. Çdo orë e humbur e mësimit ka pasoja të pandreqshme për fëmijët dhe vazhdimi në mospjesëmarrje në mësim është i dëmshëm në shumë aspekte”, ka deklaruar Avokati i Popullit.
Pas kësaj deklarate nuk ka munguar as reagimi i SBASHK-ut, duke thënë se shkresa e Avokatit të Popullit nuk solli asgjë të re dhe se greva vazhdon.
E ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci sërish ka bërë thirrje që mësimdhënësit të kthehen në shkolla. Ajo ka akuzuar SBASHK-un se po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë dhe ndërmjetësit për të gjetur një zgjidhje për grevën në arsim.
“Si Qeveri kemi pritur që të ketë gatishmëri edhe nga SBASHK-u dhe të vazhdojmë dialogun social e të fillojë mësimi. Por, përmes mediave kemi parë tashmë që Sindikata ka dalë me qëndrim se greva vazhdon”, ka shkruar Nagavci.
Ministrja ka theksuar se si e tillë, greva e ka humbur çdo kuptim andaj, si ministre e Arsimit ftoj mësimdhënësit anembanë Kosovës që nga nesër (sot) t’u kthehen shkollave.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert