Për herë të parë në histori të sagës së popullarizuar për James Bondin, është angazhuar një "trajner intim", i cili do t'i japë këshilla Daniel Craigut si të sillet në skenat e dashurisë.

Asistenti për xhirimin e skenave intime është angazhuar për filmin e 25-të me radhë për agjentin më të famshëm sekret.


Ai do t'u ndihmojë dy protagonistëve, Daniel Craig (James Bond) dhe Ana de Armas (e dashura e '007'), kur do t'i xhirojnë skenat intime.

JamesBond1 1 (Nga e majta) Lea Seydoux, Ana de Armas, Daniel Craig, Naomie Harris dhe Lashana Lynch (Foto: Slaven Vlasic/Getty Images for Metro Goldwyn Mayer Pictures/Guliver)

Producentët e projektit që pritet të jetë ndër më të shikuarit, janë kujdesur që kur të përfshihen në marrëdhënie intime aktori 51-vjeçar me bukuroshen 20-vjeçare, gjithçka të jetë e përsosur.

Filmi i 25-të me radhë për James Bondin është caktuar të nisë shfaqjen nëpër kinema në prill të vitit 2020. /Telegrafi/