Regjistrimi i vitit 2021 tregoi rritje të shpejtë të popullsisë myslimane, por “pa fe” ishte përgjigja e dytë më e zakonshme pas krishterimit, njoftoi sot Zyra e Statistikave Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar.
Në një epokë gjithnjë e më laike, Kryepeshkopi i Jorkut, Stephen Cottrell, tha se nuk ishte “çudi e madhe” që përqindja e të krishterëve po binte me kalimin e kohës.
Por ai tha se, përballë krizës së kostos së jetesës dhe luftës në Evropë, njerëzit ende kanë nevojë për ushqim shpirtëror.
“Ne do të jemi aty për ta, në shumë raste, duke ofruar ushqim dhe ngrohtësi. Dhe në Krishtlindje, miliona njerëz do të vijnë ende në shërbimet tona. Në të njëjtën kohë, ne do të shikojmë përtej mjedisit tonë të afërt, duke kujtuar se jemi pjesë e një besim global, lëvizja më e madhe në Tokë dhe shpresa e saj më e madhe për një të ardhme paqësore dhe të qëndrueshme”, tha kryepeshkopi.
Çështja për fenë iu shtua regjistrimit të popullsisë në vitin 2001. Përgjigja për këtë pyetje mbetet vullnetare, por sipas ONS, 94.0 për qind e të anketuarve e bënë këtë.
Rreth 27.5 milionë njerëz ose 46.2 për qind në Angli dhe Uells e përshkruan veten si të krishterë, një rënie prej 13.1 për qind nga viti 2011, raporton euronews.
Përgjigja “Pa fe” është rritur në 37.2 për qind ose 22.2 milionë, ndërsa myslimanët janë 3.9 milionë apo 6.5 për qind e popullsisë, krahasuar me 4.9 për qind të mëparshme. Përgjigjet e radhës më të zakonshme ishin hinduizmi me 1 milion dhe sikizmi me 524 mijë.
ONS publikoi gradualisht pjesë kyçe të regjistrimit të popullsisë të vitit të kaluar dhe i fundit trajtoi fenë dhe identitetin etnik. Të dhënat për Skocinë dhe Irlandën e Veriut publikohen veçmas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë
Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'
Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin
Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës
Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe