Për herë të parë në “Acibadem Sistina” janë realizuar dy implante kokleare tek pacientë me shurdhim kongjenital dhe me dëmtin të dëgjimit

Për herë të parë, brenda një dite, në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” janë realizuar dy ndërhyrje kirurgjikale për vendosjen e implantit koklear, një pajisje elektronike e sofistikuar që ndihmon pacientët me shurdhim kongjenital dhe dëmtim të rëndë të dëgjimit. Dr. Makedonka Garvanllieva – Nikollova, specialiste në otorinolaringologji e cila kreu të dyja ndërhyrjetvkirurgjikale, thekson se me vendosjen e këtyre implanteve kokleare, pacientëve u rikthehet aftësia për të dëgjuar. Fëmijët, në veçanti, do të kenë mundësinë të mësojnë të flasin dhe të jetojnë një jetë normale pa pengesa.
“Implantimi koklear realizohet te fëmijët dhe të rriturit që vuajnë nga humbja e rëndë e dëgjimit ose shurdhimi i plotë. Në këtë rast, janë realizuar dy implantime, një prej të cilave te një vajzë e vogël, 3 vjeç, e cila ka lindur pa dëgjim, pra me shurdhim prelingual. Vendosja e implantit stimulon rrugët auditive dhe i mundëson trurit të mësojë të dëgjojë. Rehabilitimi ka një rol kyç në këtë proces dhe pacientja do të kalojë një periudhë të gjatë adaptimi, duke punuar vazhdimisht me logoped, me qëllimin që fillimisht të mësojë të dëgjojë dhe më pas të flasë.
Pacientja e dytë është një grua 55-vjeçare, te e cila u konstatua zvogëlim progresiv I dëgjimit në veshin e majtë dhe shurdhim i plotë në veshin e djathtë, si pasojë e trajtimit me rrezatim (Gamma Knife Therapy) për schwannomën e nervit vestibular. Për këtë arsye, u vendos një implant në veshin e majtë dhe pas aktivizimit të procesorit, pritet një adaptim gradual dhe rikthim i dëgjimit,” thotë Dr. Garvanllieva – Nikollova.
Ndërhyrjet për vendosjen e implantit koklear kanë zgjatur dy orë dhe janë kryer nën anestezi të përgjithshme nga ekipi anesteziologjik i drejtuar nga Dr. Robert Domazetov, specialist i anesteziologjisë dhe reanimatologjisë dhe teknikes së anestezisë Roska Koneska.
“Bëhet një prerje e vogël prej 3 cm në gjatësi, prapa veshit. Më pas krijohet një xhep subperiostal, në të cilin do të vendoset përçuesi i pjesës së brendshme të pajisjes. Elektroda vendoset në veshin e brendshëm për të stimuluar përfundimet nervore të nervit dëgjimor. Para se të mbyllet prerja, kryhet një studim elektrofiziologjik, pra një test për të konfirmuar funksionalitetin e pajisjes dhe pozicionimin e saktë të elektrodës. Pacientët lëshohen nga spitali pas 2-3 ditësh, ndërsa pajisja aktivizohet 4-6 javë pas operacionit, shpjegon Dr. Garvanllieva- Nikollova.
Gjatë kësaj periudhe, mysafirë të ftuar në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” ishin kirurgu I shquar, Prof. Dr. Dragan Dankuc nga Novi Sadi, një ekspert i njohur në fushën e otorinolaringologjisë dhe pionier në implantimin e implanteve kokleare, si dhe inxhinieri elektrik Vladimir Mrxhanov, i cili është përgjegjës për matjet intraoperative dhe konfigurimin e procesorëve të implanteve. Së bashku me ekipin e otorinolaringologëve të spitalit, ata shkëmbyen përvojat dhe njohuritë për këto lloje ndërhyrjesh. Në të dyja rastet, u vendosën modelet e implanteve nga marka Cochlear LTD, një kompani australiane që është prodhuesi më i madh dhe më i njohur në botë i implanteve kokleare, të cilat implantohet si tek fëmijët ashtu edhe te të rriturit.
Qasja multidisiplinare te fëmijët është thelbësore për zbulimin e hershëm të problemit dhe arritjen e rezultateve optimale Studime të shumta tregojnë se për këtë lloj implantimi, mosha është faktori më i rëndësishëm për suksesin dhe rehabilitimin. Me diagnostikimin e hershëm dhe vendosjen e implanteve kokleare tek fëmijët në moshën rreth 1 vjeç me shurdhim prelingual, priten rezultatet më të mira nga rehabilitimi.
Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, skriningu për vlerësimin e dëgjimit te porsalindurit është pjesë e praktikës standarde dhe realizohet në ditët e para pas lindjes, gjatë qëndrimit të foshnjës në maternitet. Skriningun audiologjik për të porsalindurit e kryen Prof. Dr. Aneta Demerxhieva, specialiste në pediatri, ndërsa për foshnjat e lindura para kohe, këtë e kryen Dr. Radica Muratovska – Delimitova, gjithashtu specialiste në pediatri. Prof. Dr. Aneta Demerxhieva shpjegon se ky skrining ka për qëllim zbulimin e dëmtimit të mundshëm të dëgjimit te foshnjat dhe referimin e tyre në kohë për një vlerësim dhe diagnostikim të mëtejshëm në një qendër audiologjike. Po ashtu, pjesë e ekipit, me një rol të rëndësishëm në periudhën para dhe pas operacionit për pacientët pediatrikë, janë neurologët Dr. Shk. Natalija Angellkova dhe Dr. Ollivera Llekovska, të cilat sigurojnë një pamje më të gjerë mbi përparimin në zhvillimin e dëgjimit te këta pacientë.
“Gjatë kësaj periudhe, rehabilitimi është hapi më i rëndësishëm. Pacientët fillimisht fillojnë t’i zbulojnë tingujt, pastaj mësojnë t’i dallojnë tingujt individualë, t’i njohin dhe t’i identifikojnë tingujt dhe të emërtojnë atë që e dëgjojnë. Prandaj, është e rëndësishme të bëhet dallimi midis implantit koklear dhe aparatit dëgjimor. Aparati dëgjimor thjesht përforcon tingujt, ndërsa implanti koklear krijon një lloj tërësisht të ri tingulli, kuptimi i të cilit duhet të mësohet nga fillimi, shpjegon Dr. Garvanlieva-Nikollova. Sonja Jordanova – Cacanoska, Mr.Sci, defektologe e specializuar në fushën e rehabilitimit dhe edukimit të personave të shurdhër dhe atyre me vështirësi në dëgjim, shpjegon se rehabilitimi te fëmijët fokusohet në zhvillimin intensiv të aftësive bazë të dëgjimit. Pas një rehabilitimi intensiv, këta fëmijë mund të dëgjojnë, të ndjekin mësimet shkollore, të kuptojnë muzikën dhe të flasin pothuajse njësoj si bashkëmoshatarët e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës