LAJMI I FUNDIT:

Për të luftuar tkurrjen e popullsisë nevojiten pensionistët e huaj!?

Për të luftuar tkurrjen e popullsisë nevojiten pensionistët e huaj!?

Klodian Muço

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT-it, Shqipëria në 10-vjeçarin e fundit ka pasur tendencë të tkurret nga pikëpamja e popullsisë. Evidencat tregojnë se kemi një reduktim të numrit të lindjeve. Ky fenomen i shoqëruar së bashku me rritjen e emigracionit të të rinjve shqiptarë ka sjellë rritje të moshës mesatare nga 34 në 35 vjeç për periudhën 2015-2016. Përllogaritjet e popullsisë në 2017 treguan se vetëm Tirana, Durrësi dhe Vlora shënuan një rritje të popullsisë në raport me vitin paraardhës.


Ndërsa nëntë qarqet e tjera patën një trend rënës të popullsisë. Uljet më të mëdha të popullsisë u vunë re në Gjirokastër ku edhe për lindjet si për çdo gjë tjetër gjirokastritët kishin tendencë të “kursenin”. Po vallë si mund të luftohet kjo tkurrje e popullsisë nëpër qytete të ndryshme? Shpopullimi, edhe pse është një problem shumë i vështirë për t’u përballur, ka disa zgjidhje për të, duke nisur nga ajo e industrializimit të qyteteve, pra, hapja e vendeve të reja të punës dhe garantimi i së ardhmes deri te mbështetja financiare për çiftet e reja që duan të sjellin në jetë fëmijë.

Nëse këto dy të parat kanë kosto dhe janë relativisht të vështira për t’u realizuar, një mënyrë tjetër origjinale për të luftuar tkurrjen e popullsisë në disa zona është thithja e pensionistëve të huaj nga vendet e pasura të BE-së, por jo vetëm.

Deri para disa vitesh, pensionistët konsideroheshin elementë statikë të shoqërisë. Në ekonominë moderne dhe të globalizuar të përbërë nga flukset e shpejta të lëvizjes, edhe pensionistët kanë mësuar tashmë të përshtaten me jetesën dinamike. Ata transferohen nga vendet e tyre të origjinës drejt vendeve të tjera duke kërkuar diell, klimë të mirë, një sistem fiskal bujar dhe sistem shëndetësor cilësor.

Pra, pensionistët nuk janë objekte, janë persona në një moshë relativisht të thyer, që mendojnë, udhëtojnë e mbi të gjitha kanë mundësi të zgjedhin vendin më të mirë të mundshëm për të kaluar pleqërinë e tyre. Ideja për të bërë disa qytete si Gjirokastra, Saranda apo Durrësi atraktive për pensionistët e huaj, vjen pasi ardhja e tyre krijon një biznes të vërtetë. Gjë kjo që do rigjallëronte jo vetëm ekonominë e qyteteve në fjalë, por edhe ekonominë shqiptare në tërësi. Për të evituar dyshimet e kësaj ideje dhe për ta bërë më të kuptueshme, po jap disa shifra konkrete.

Sot, në Evropë, jetojnë rreth 180 milionë pensionistë. Pra, rreth 25% e popullsisë evropiane janë pensionistë. Rreth 3% e tyre vendosin që vitet e fundit të jetës t’i kalojnë në vende të tjera. Ku dominojnë vendet e BE-së me një klimë të mirë dhe avantazhe fiskale siç është Spanja, Portugalia, Malta, Qipro e Bullgaria, por nuk mungojnë edhe vende të tjera si Shqipëria, Karaibet, Tailanda, Tunizia etj. Vetëm nga Italia, vitin e kaluar kanë qenë rreth 4000 pensionistë që kanë kërkuar të transferohen në vende të tjera me klimë të mirë the sistem fiskal të ulët. Shumica e tyre janë transferuar në Spanjë dhe Portugali vende me klimë shumë të mirë, kosto relativisht të ulët të jetesës si dhe vende që i taksojnë pak ose aspak pensionistët që transferojnë rezidencën në këto vende.

Pra, pensionisti italian preferon që pensionin e tij, që Italia e takson deri në 30%, ta transferojë në një vend tjetër si Portugalia, ku ai shkon në të ardhmen të jetojë e në këmbim paguan zero taksa për 10 vite rresht. Nëse pensioni i tij bruto ishte 2500 euro në Itali, shteti italian i mbante 30% taksa, pra, 750 euro. Me transferimin e tij në Portugali, pensioni i tij bruto është po aq sa edhe neto. Pra, merr 750 euro më tepër falë qëndrimit në Portugali, para këto të mjaftueshme për të përballuar koston e jetesës në Portugali dhe i ngelen akoma 1750 euro për t’i shpenzuar për argëtim apo dëshira të ndryshme. Shuma totale që përfitojnë pensionistët italianë, të cilët jetojnë jashtë Italisë sot, i kalon 1 miliard euro. Shumë kjo, që shpenzohet përgjithësisht në vendet e tjera që arrijnë të tërheqin këta pensionistë.

Nisur nga shifrat e mësipërme, lind natyrshëm pyetja: pse një vend si Shqipëria, me qytete me klimë të mrekullueshme e kosto të ulët jetese siç ka Saranda, Ksamili, Durrësi e Gjirokastra, nuk duhet të përfitojnë nga kjo mundësi? Aktualisht, në Shqipëri jetojnë rreth 300 pensionistë italianë, por jo vetëm. Nëse qeveria shqiptare do të ndërmerrte disa masa për të evituar burokracinë e panevojshme në lejet e qëndrimit për pensionistët dhe do u garantonte disa paketa shëndetësore kundrejt një pagese të drejtë, atëherë kam binden se ky numër do të kalojë shumë shpejt nga 300 e mund të shkojë në 1300 e pse jo edhe më tepër. Kjo rritje përkthehet në një rritje të kërkesës për shtëpi me qira, si dhe në një rritje të konsumit në qytetin ku ata do të jetojnë, por jo vetëm. Sipas disa studimeve një pensionist i huaj shpenzon mesatarisht rreth 1000 euro në muaj në vendin ku jeton.

A ka turizëm më të mirë për Sarandën, Durrësin apo Gjirokastrën sesa 500 apo 1000 pensionistë të huaj që shpenzojnë rreth 1000 euro në muaj përgjatë gjithë vitit? Këto shpenzime do të transformoheshin në një rritje të konsumit me 500 deri në 1 milion euro në muaj, pra, do të lulëzonte jo vetëm ekonomia e këtyre qyteteve, por edhe ekonomia shqiptare në tërësi. Për të konkluduar, mund të them se vendi ynë i ka të gjitha mundësitë për të zhvilluar këtë “formë turizmi”. Vendi duhet t’ua thjeshtojë jetën pensionistëve të huaj për sa u përket lejeve të qëndrimit dhe në bashkëpunim me spitalet private, mund t’u ofrojë një paketë shëndetësore të kompletuar për t’iu garantuar edhe sigurinë shëndetësore pensionistëve të huaj.

Në trend

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin

Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin

Azia
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

La Liga
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Ligue 1
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

La Liga
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Magazina
Kalo në kategori