LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të pandemisë, në SHBA kurrë më parë nuk është regjistruar numër kaq i madh i qytetarëve që ia mësyjnë kuzhinave popullore

Për shkak të pandemisë, në SHBA kurrë më parë nuk është regjistruar numër kaq i madh i qytetarëve që ia mësyjnë kuzhinave popullore

Pandemia vdekjeprurëse goditi botën kur Aaron Crawford ishte në krizë financiare. Kërkonte punë, e gruaja e tij kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale, dhe më pas pandemia ia “mori” edhe vendin e punës dhe paratë që i fitonte.

Nuk kishin para të kursyera, faturat rriteshin së bashku me frikën: Çka nëse mbesin pa ushqim? Dyshja kanë dy djem të moshës 5 dhe 10 vjeç, kurse kutitë me pasta dhe djathtë nga dyqanet nuk u zgjasin në pafundësi, transmeton Telegrafi.


Veterani 37-vjeç i marinës amerikane e kishte cilësuar veten në ato momente si të paaftë. Kërkimi i ushqimit i dukej disi e papërshtatshme.

Uria në qytetin më të pasur në botë (Las Vegas) është një realitet, pavarësisht që shkollat ndajnë miliona shujta me ushqim për fëmijë, kurse amerikanët e moshuar nganjëherë janë të detyruar të zgjedhin mes barnave dhe ushqimit.

Tani me pandeminë, me të sëmurët, humbjen e vendeve të punës dhe mbylljen e kompanive, miliona amerikanë tjerë janë të brengosur për shkak të frigoriferëve të zbrazët.

Numër më të madh të qytetarëve të këtij vendi që ia mësyjnë kuzhinave popullore kurrë më parë nuk është regjistruar, dhe nëse pandemia nuk përfundon së shpejti – numri i tyre do të jetë edhe më i madh. /Telegrafi/