Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj një zyrtari policor.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Skëndërbeu” në Gjakovë, të hënën në ora 13:20.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i revoltuar për shqiptimin e një tiketë për parkim të parregullt të veturës, duke drejtuar veturën në drejtim të zyrtarit policor, të njëjtin e ka goditur me veturë në këmbë, duke i shkaktuar lëndime”, thuhet në raport.

Viktimës, zyrtarit i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/