LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të një borxhi prej 500 dollarëve, burri qëllohet për vdekje në prezencë të gruas dhe djalit (Video, +18)

Për shkak të një borxhi prej 500 dollarëve, burri qëllohet për vdekje në prezencë të gruas dhe djalit (Video, +18)

Pamje rrëqethëse të një video janë duke qarkulluar në internet, ku shfaqet momenti kur një baba qëllohet për vdekje në prezencë të gruas dhe djalit 5-vjeçar  – dhe e gjithë kjo ndodhi për shkak të një borxhi.

Eder Bruno de Melo Alves po ecte në trotuar me familjen e tij, kur u qëllua për vdekje nga dy persona që ishin në një motoçikletë, transmeton Telegrafi.

Videoja raportohet se është filmuar nga gruaja e të ndjerit që po mbante në dorë telefonin, derisa të shtënat janë filmuar edhe nga kamerat e sigurisë.


Mirror Online ka edituar videon për shkak të përmbajtjes së rëndë, ndërsa para se të shkrepej plumbi i parë gruaja e të ndjerit dëgjohet duke bërtitur e tmerruar nga frika.

Fillimisht ai plagoset rëndë, ndërsa gruaja e tij mundohet ta ndihmojë ai në një moment rrëzohet në tokë në prezencë të gruas dhe djalit të vogël dhe vdes në vend.

Mediat braziliane raportojnë se Alves, 33-vjeç, është qëlluar për vdekjes gjatë 20 janarit në Sao Jose do Rio Preto në periferi të Sao Paulos.

Sipas Globo.com, të dyshuarit për vrasje ishin dajë e nip, të cilët e vranë Alvesin për shkak të një borxhi prej 500 dollarëve.

Personi që ngiste motoçikletën është identifikuar si Flavio Gomes de Souza i cili pas disa orëve është arrestuar, ndërsa daja i tij Francisco Filho Gomes Cavalcante është në arrati. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Çudia: Ishte zhdukur 12 vjet më parë, plazhi rishfaqet brenda natës (Foto)

Çudia: Ishte zhdukur 12 vjet më parë, plazhi rishfaqet brenda natës (Foto)

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori