LAJMI I FUNDIT:

Për një vit shporta e konsumit është rritur për 15 mijë denarë në Maqedoninë e Veriut

Për një vit shporta e konsumit është rritur për 15 mijë denarë në Maqedoninë e Veriut

Për një vit shporta e konsumit për një familje katër anëtarëshe është më e lartë për gati 15 mijë denarë. Në muajin shkurt, për blerjen e produkteve bazë ishin të nevojshme 50.909 denarë. Krahasuar me muajin janar, shpenzimet janë rritur për 110 denarë. Sërish, qytetarët kanë nevojë për më së shumë para për të blerë ushqime, kjo është diçka mbi 19 mijë denarë. Më pas janë kostot e shpenzimeve të përgjithshme, të transportit, të shërbimeve shëndetësore, të vizitave në ngjarje kulturore dhe të blerjes së ndonjë rrobe.

Ushqime dhe pije 19 379 denarë
Faturat 13 306 denarë
Transporti 3 679


Qytetarët të anketuar nga Alsat thonë se edhe përkundër masave të qeverisë ushqimi është ende shumë i shtrenjtë, por dalëngadalë ka filluar të ndjehet një ulje minimale.

“Epo, të them që çmimet janë të njëjta, 70 denarë nuk ka domate as tranguj, gjithçka është më e shtrenjtë“, tha një qytetare.

“Kur të shtrenjtohet 200 për qind, do të ulet për pesë denarë, a ka drejtësi këtu?“, shtoi një qytetar.
qytetar
A ka ndonjë ndikim??
“Pak, por ndikon, nëse asgjë tjetër na jep njëfarë ngushëllimi“, u shpreh qytetari.

“Çmimet janë të njëjta, mund të ketë ndryshuar diçka në markete, por në pazar janë edhe më të larta“, theksoi një qytetar.

“Dy kilogramë portokaj janë të barabartë me një kilogram qepë, është thjesht e pabesueshme dhe ne jemi një vend bujqësor. Dhe kur e pyeta se si mund të jetë qepa këtu 90 denarë apo 100, më tha zonjë, nuk ka kush të punojë, arat janë bosh”, u shpreh një qytetar tjetër.

Ndërsa Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se çmimet me pakicë në muajin mars krahasuar me shkurtin shënuan një rënie të parëndësishme prej 1 për qind.

Inflacioni në mars është në nivelin 15 për qind, sërish kostot e ushqimeve janë më të lartat tek familjet dhe janë 20 për qind më të larta për një vit, buka, mishi dhe produktet e qumështit në mars të këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar janë sërish më të gati 30 për qind.

Qeveria tani po përpiqet të stabilizojë inflacionin dhe të përmirësojë fuqinë blerëse të qytetarëve me çmime të ngrira. Kjo masë erdhi si një lloj gjobe për sektorin ushqimor, i cili shpenzoi një milion e gjysmë euro nga shteti për subvencionimin e energjisë elektrike më të lirë dhe nuk respektoi marrëveshjen me autoritetet për uljen e çmimeve përfundimtare për qytetarët./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori