Rreth 29 mijë qytetarë të Kosovës, vetëm gjatë vitit të kaluar kanë emigruar në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe më gjerë, thuhet në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Numri më i madh i tyre ka emigruar në mënyrë legale, por nuk kanë munguar as emigrimet ilegale.
Në vlerësimin “Popullsia e Kosovës 2018”, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se përkundër shtimit natyror pozitiv të popullsisë me 18,562 banorë, për shkak të emigrimeve, numri i përgjithshëm i popullatës në Kosovë për vitin 2018 ka shënuar rënie.
Popullsia rezidente e Kosovës, për periudhën 01 janar–31 dhjetor 2018 u zvogëlua për 2,840 banorë apo me 0.16 për qind. Numri i popullsisë në Kosovë për vitin 2018, vlerësohet të ishte 1,795,666 banorë rezidentë.
Përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë pohojnë se rritja e numrit të qytetarëve që po braktisin Kosovën vjen si pasojë e zhgënjimit të tyre me gjendjen politike dhe lidershipin vendor.
Taulant Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), thotë se situata aktuale lidhur me emigrimin është shqetësuese. Për këtë arsye, nënvizon ai, duhet të ketë reflektim nga pushteti vendor e qendror në Kosovë. Rreziku më i madh në këtë situatë, sipas tij, është se nga Kosova po largohen edhe njerëzit intelektual, të cilët kanë edhe vende pune.
“Ky depresion social që po ekziston në Kosovë si rezultat i keqqeverisjes të këtij koalicioni qeverisës, kjo mbytje e shpresës që po i bëhet gjeneratës së re, të cilët po shohin se nuk është një shoqëri që ekziston konkurrenca dhe fiton më e miri, mirëpo në institucionet kyçe po delegohen njerëz të cilët duhet të kenë aprovimin paraprak të partive politike, po e vret shpresën e rinisë, të gjeneratës, të cilët do duhej të kishin mbi supet e tyre të ardhmen evropiane të Republikës së Kosovës”, thekson Kryeziu.
Në raportin e ASK-së, thuhet se emigrimi legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërngulje të përhershme (kryesisht në shtete fqinje), studime afatgjata me punësim etj.
Dëshirën për të emigruar drejt vendeve të Bashkimit Evropian, qoftë për shkollim, punësim apo edhe shpërngulje të përkohshme, e shprehin edhe disa të rinj.
Leonora Krasniqi, ka të përfunduara dy fakultete, at të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe atë të Psikologjisë.
Ajo tregon se disa herë ka aplikuar në konkurse të ndryshme në sektorin publik për një vend pune në profesionin e saj, por nuk ka arritur ta sigurojë atë. Kështu që nëse i jepet mundësia, ajo thotë se do të shkonte në ndonjë vend perëndimor për t’u punësuar.
“Deri më tani kam aplikuar në shumë vende të punës dhe nuk më është dhënë ndonjë mundësi që profesionin tim ta ushtroj në Kosovë. Dhe kjo është arsyeja që unë në të ardhmen të mendoj të largohem nga Kosova dhe të shkoj diku tjetër e të ushtroj profesionin tim”, thotë Krasniqi.
Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndaj të cilit Bashkimi Evropian (BE) aplikon regjimin e vizave. Shtetasit e Kosovës për të udhëtuar në këto vende duhet të aplikojnë për viza në misionet diplomatike të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituara në Kosovë dhe në vendet e rajonit.
Zyrtarë të Bashkimit të Sindikatës se Pavarur të Kosovës , kanë përmendur se gjendja ekonomike dhe shkalla e lartë e papunësisë janë arsyet kryesore që po detyrojnë të rinjtë të braktisin Kosovën.
Shkalla e papunësisë në vend sipas shifrave zyrtare, është 26.9 për qind. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët