LAJMI I FUNDIT:

Për një javë konfiskohen 36 patentë shoferë në Gjilan

Për një javë konfiskohen 36 patentë shoferë në Gjilan

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit për një javë ka konfiskuar 36 patentë shofer si dhe është duke hetuar shtatë aksidente të komunikacionit me persona të lënduar.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1,525 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në njoftim thuhet se në kuadër të implementimit të planit operativ “Makineria bujqësore-Mjetet e punës”, policia ka shqiptuar tetë kundërvajtje.


“Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1525 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Në kuadër të implementimit të Planit Operative ‘Makineria bujqësore – Mjetet e punës’ ka shqiptuar edhe tetë kundërvajtje. Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i 14 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, hetim i shtatë aksidente të komunikacionit me të lënduar, konfiskuar 36 patentë shofer”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu siç bëhet e ditur në njoftim, njësitet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: info@kosovopolice.com  dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”, thuhet ndër të tjera në njoftim të policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Siguri
KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Siguri
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Lajme
Kalo në kategori