LAJMI I FUNDIT:

Al Trade për 22 vjet vazhdon të mbetet në treg duke e shërbyer komunitetin me shumë sektorët e vet!

Al Trade për 22 vjet vazhdon të mbetet në treg duke e shërbyer komunitetin me shumë sektorët e vet!

Al Trade këtë vit feston 22 vjetorin e kompanisë, një rrugëtim tejet i gjatë i karakterizuar me shumë sfida, por të cilat me përkushtimin dhe vullnetin e stafit të kompanisë kanë arritur të shndërrohen në suksese dhe ta vendosin në maje këtë kompani.

Për nder të këtij përvjetori, Al Trade ka filluar një sërë aktivitetesh përgjatë 22 ditëve, ku një prej tyre ka qenë së fundmi edhe vizita e ekipit menaxhues në disa prej pikave në markete në tre komunat e Kosovës ku momentalisht operon Al Trade Market.

Gjatë vizitave, ekipi menaxhues ka shkëmbyer idetë rreth cilësisë së shërbimeve dhe u ka treguar se komunikimi i hapur gjithmonë ndikon që puna të bëhet me dashuri e përkushtim.

Pronari i Al Trade gjatë fjalimit hyrës i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në sukseset e deritashme të Al Trade Market dhe Al Trade në përgjithësi.

Edhe Daut Demaku ka qenë prezent, i cili ndau me publiken mendimet dhe fjalimin e vet.

Pas ndarjes së mirënjohjes nga Al Trade për disa prej bashkëpunëtorëve të parë, qershia mbi tortë u cilësua prezenca e disa prej klientëve besnikë të Al Trade Market, falë përkrahjes së të cilëve vazhdojnë të rriten duke ofruar shërbime dhe produkte cilësore.

Artikull i sponzorizuar