LAJMI I FUNDIT:

Për (mos)unitetin politik shqiptar

Ide fisnike, por jokredibile, ndaj së cilës nuk bënë dot të heshtet! Këto ditë patëm rastin ta lexojmë një artikull, prej deputetes Ermira Mehmeti, esenca e së cilës ishte sa fisnike aq edhe e dëmshme, besa fillim e mbarim ishte e dëmshme. Teksa po e lexoja artikullin e kësaj deputete, në këtë rast të kësaj publiciste të nderuar, mu kujtua përralla, “Shtatë thuprat”, në brendësin e të cilës plasohet një qëllim, motiv dhe shembull shumë fisnikë për të gjithë neve dhe për të gjitha kohërat, ku babai për t’ia bërë me dije shtatë djemve të tij se, kështu të përçarë e të ndarë, i ngjani shkopit i cili kur është vetëm shumë lehtë mund ta thyejë çdokush, ndërsa kur të bashkohen këto shtatë shkopinjtë, është vështirë që dikush të paktën ta provon që t’i thyejë, duke aluduar kështu në shtatë vëllezërit e bashkuar. Kësisoj këtë shkrim e fillova, marrë parasysh të kaluarën e zonjës Ermira Mehmeti, si udhëheqëse e dikurshme e një emisioni të shkëlqyer për fëmijë. Besoj që të paktën në përgatitjen e atij emisioni ka pas rastin që ta lexojë në tërësi përrallën, “Shtatë thuprat” në mos diku tjetër!

Ndonjë herë neve na vjen shumë e shijshme buka e furrës, qoftë edhe nëse nuk e dimë se kush e ka përgatitur atë bukë, mund të jetë e përgatitur edhe prej ndonjë bukëpjekësi, i cili me ditë të tëra të ketë harruar larjen e përparëses dhe pastrimin e duarve. Thirrjen për unitet të faktorit politik shqiptarë, në bazë të artikullit, “Për unitetin politik shqiptar” shohim se zonja në fjalë është marrë më tepër me ofertuesin, se sa me cilësinë dhe efektin e produktit. Madje, për hir të historisë së zymtë ndërmjet partive politike shqiptare, si dhe për fajet dhe dëmet e shumta që partia tjetër ia bëri BDI-së, në vend të flakjes së këtyre inateve politike brenda shqiptare, në bazë të ideve të zonjës në fjalë qenka mirë që njëherë ofertuesit të pastrohen prej mëkateve, pra të deklarohen dhe dënohen haptas për përgjegjësit që i kanë para popullit, e tek pastaj të mendohet në jetësimin e ndonjë ideje të tillë fisnike, por jo edhe besnike.


Nëse është ashtu siç pohon zonja e nderuar, atëherë përgjegjësi dhe llogari duhet kërkuar prej gjitha partive politike shqiptare, të cilët e privuan qytetarin shqiptar drejtë një jete të dinjitetshme dhe reale. Për hir të asaj se, populli nuk ka dëshirë që në vazhdimësi të merret me vajtimin dhe mallkimin e shkaqeve, por në vend të kësaj populli shqiptar është fort i interesuar që të besuarit e tyre, dhe vet ata të fillojnë të merren me eliminimin e pasojave, pra shndërrimin e shkretëtirës në lulëzim, këtë dëshirë të këtij populli të shumëvuajtur, si duket dikush për hir të inateve të tyre ditore e banale, paska vendosur deri në fund që ta rrënojnë, edhe atë, pikërisht ata që janë zgjedhur për të ndërtuar e jetësuar mirëqenien e po kësaj shoqërie.

Nëse për hir të së kaluarës së zymtë mes partive politike shqiptare, qenka e pamundur bashkimi dhe bashkëveprimi i tyre si një tërësi, atëherë po na del një e kaluar shumë e pastër ndërmjet partive politike shqiptare dhe atyre maqedonase, sepse partitë politike shqiptare dhe maqedonase po të kishin acarime, mosmarrëveshje dhe tradhtia ndërmjet veti, atëherë as në të kaluarën, e as sot e mot nuk do të funksiononte si duhet koalicioni ndërmjet këtyre partive. Megjithatë, po funksionon partneriteti me partitë maqedonase në mënyrë të shkëlqyer, thuajse këta shqiptarëve nuk i paskan bërë asgjë të keqe, besa as vetë partive shqiptare, por habitem se si zonjusha në fjala kaq shpejtë harroi se në vitin 2006, po kjo partnere e shpërfilli vullnetin e votuesve shqiptarë, po nga ministria e kësaj partnere u realizua aksioni i suksesshëm në Vaksincë, Brodec dhe Radushë me shumë shqiptar të vrarë, të plagosur dhe të prangosur.

Në mos më shumë, nëse pra, për hir të së kaluarës së zymtë dhe dashakeqe me partitë tjera shqiptare nuk e keni ndërmend të pajtoheni, atëherë partnerja juaj ju duket serioze dhe e sinqertë pas atyre katastrofave që i shkaktoi në familjet dhe në opinionin shqiptar, i harruar sulmet e llahtarshme kundër shqiptarëve, e harruat eksodin e tmerrshëm në komunën e Likovës, pasoj kjo, jo e agjencive turistike, por e partive aventuristike. Është mirë të lexoni, edhe literaturë ndërkombëtare, madje veç e keni lexuar armiqësinë historike ndërmjet Francës dhe Gjermanisë, ndërmjet Japonisë dhe Amerikës, ndërmjet Kinës dhe Japonisë, etj., tanimë pikërisht po këto shtet dhe shumë shtete tjera për hir të interesave politike dhe ekonomike, pas një të kaluar tejet të zymtë, prapë filluan bashkëpunim e tyre, ndërsa kur armiqësinë tuaj e krahasojmë (edhe pse është banalitet të bëjmë krahasime të këtilla) me vëllezërit e juaj të partisë tjetër, atëherë nuk mund të aludojmë gjë tjetër, pos “dëshirës” së juaj që sa më shumë të mbahet peng populli shqiptarë i këtushëm, edhe atë për asgjë tjetër, pos për hir të interesave të juaja ditore dhe karrieriste.

Mendoj se keni të lexuar diçka edhe prej historisë sonë shqiptare, që pasojat e mendësive të tilla primitive dhe të trashëguara na sollën në këtë gjendje të sotme, ku arbëreshët edhe pse ishin pasardhës të ilirëve, ata nuk deshën që ta kenë vetëm një Arbëri të përbashkët, por deshën shumë principata arbërore, pastaj shumë shqiptarë partizanë dhe shqiptarë ballisto-zogistë që luftuan kundër njëri tjetrit, mandej konfliktet ideologjike mes Skënderbeut e Hamzë Kastriotit, Moisi Golemit e Lekë Dukagjinit, Ali Pashë Tepelenës e Hoxhollët e Tepelenës, Abdyl Frashërit e Iljaz Pashë Dibrës, Ismail Qemalit e Esat Pashë Toptanit, Fan Nolit e Ahmet Zogut, Enver Hoxhës e Mehmet Shehut, Sali Berishës e Fatos Nanos, Ibrahim Rugovës e Hashim Thaçit, Ali Ahmetit e Arbër Xhaferit, Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit, etj., përçarje këto që më së shumti i pagoi populli civil shqiptar, viktimë e së cilëve ishte vet atdheu jonë, sllavët dhe armiqtë tjerë si askush tjetër fituan marramendësish prej kësaj situate dhe mendësie të çuditshme shqiptare, pra krejt kjo si rrjedhojë e mungesës së kompromisit shqiptaro-shqiptar, dhe lëshimit skajshmërisht pe kur ishte dhe është fjala për palën tjetër jo shqiptare.

Kësisoj në kronologjinë historike të lartcekur, gjithsesi historia do t’ju evitojë dhe rendisë edhe juve, si rrënues të këtij muri të ndërtuar dikur edhe prej vet juve, dhe prej atyre që sot quhen dëshmorë.

Në trend

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar

Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar

Magazina
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Kalo në kategori