Pas sulmeve të shumta terroriste në Evropë, po del se disa emigrantë arabë janë shpërngulur për t’i bartur atje luftërat e Lindjes së Mesme. Por, vendimi i kancelares gjermane Angela Merke,l për pranimin e refugjatëve dhe për të hapur kufijtë, paraqet një vendimet më të rëndësishme e më të zgjuara të Perëndimit.
Fillimisht, a është etike, liberale, e krishterë… për të lënë miliona njerëz në rrugë? Sigurisht që jo! Evropa, nëse dëshiron të quhet Evropë dhe të vazhdojë të mbështesë një sistem të vlerave ku të drejtat e njeriut janë qendrore, nuk ka mundur të ngre mur për refugjatët. Muri është armë e shtetit represiv si Izraeli, e shtetarit shtypës si Viktor Orban, apo e politikanëve karikaturë si Donald Trump, transmeton Telegrafi.
Së dyti, politikës perëndimore sot i duhet ideologjia e demokracisë liberale. Politika pa ideologji ka çuar në forcimin e pakontrolluar të kapitalit financiar, deri te rritja e burokracisë së Brukselit, dhe, në fund, te ekseset e pasojat e rënda historike, siç është Brexit-i.
Incidentet politike ndodhin gjatë shkatërrimit të vlerave humane dhe zëvendësimi i tyre me ato radikale. Politika e dyerve të hapura e Merkelit është kthimi i parë i fuqishëm i ideologjisë së Evropës së lirë. Ajo që Merkel gjatë gjithë kohës thotë, është kjo: Evropa është shoqëri e hapur, në të cilën respektohen të drejtat çdo kombi, çdo minoriteti dhe çdo individi, ndaj nëse heqim dorë nga politika e dyerve të hapura, ne shkelim vlerat më të rëndësishme të komunitetit tonë.
Mu për këtë, Merkel do të mbahet mend si liderja më serioze e kohëve tona, e David Cameron – pas debaklit me Brexit – do të mbahet mend si një Neville Chamberlain (që dështoi të ndalte Luftën e Dytë Botërore duke lëshuar pe ndaj Adolf Hitlerit).
Sot, për fat të keq, në mesin e emigrantëve në Evropë ka terroristë. Por, për shkak të pak terroristëve nuk mund të ndalet hyrja e milionave njerëzve që s’kanë lidhje me terrorizmin. Pos kësaj, terrorizmi që bazohet në keqinterpretimet e islamit, nuk po vjen vetëm nga Siria, Iraku apo Jemeni, pasi ai po rritet edhe në Belgjikë, Francë e Gjermani… Pra, kudo ku ka besimtarë myslimanë. Si shembull: vrasësit e priftit francezë nuk janë emigrant!
Është e qartë se qëllimi strategjik i Islamit radikal është për të izoluar komunitetet myslimane në vendet perëndimore, për t’i sjellë në një konflikt me rrjedhat shoqërore dhe më pas, të mobilizojë luftëtarë të rinj që do të vendosin bomba, do të vrasin me hanxharë e gjithçka tjetër. Ky terrorizëm është i pandalshëm. Ai mund të godasë kudo. Ndaj, terrorizmi vendor është më i rrezikshëm se ai që ka ardhur me emigrantët. Rreziku me këta të fundit është radikalizimi eventual i tyre pikërisht me rastin e izolimit që mund t’ua bëjnë vende perëndimore.
E vetmja gjë që Perëndimi mund të bëjë për të luftuar kundër valës së re të terrorizmit, është të integrojë myslimanët. Me politika të integrimit afatgjatë duhet të pengohet getozimi i myslimanëve dhe raporti konfliktuoz i komunitetit mysliman dhe rrjedhat moderne shoqërore. Përndryshe, do të ketë çdo herë e më shumë të rinj myslimanë në Perëndim që do të identifikohen me sloganet e të ashtuquajturit Shteti Islam dhe nuk do të ketë asnjë aparat të sigurisë që do të jetë në gjendje për t’i parandaluar ata. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet – a do të ketë urdhërarrest?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë – paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi